Foshnja shumë pranë vdekjes, prindërit këshilla për të gjithë

0 0

 

Prindërit e një djali 18-muajsh pothuajse janë përballur me vdekjen e voglëushit të tyre. Në orën 10 të mëngjesit, teksa po bëheshin gati të shkonin në kishë ata vunë re se djali kishte pirë pak nga vaji i bebes.

Fillimisht prindërit dalluan një mimikë në fytyrën e vogëlushit që sipas tyre thjesht tregonte për shijen e keqe, por në të vërtetë kishin gabuar. Problemi ishte shumë më i rëndë se kaq. Krejt papritur djalin e kapi një gjendje letargjie dhe pothuajse mbeti si i vdekur. Atëherë e kuptuan se duhet të lajmëronin menjëherë mjekët.

Ata i pushtoi një ndjenjë paniku kur mjekët shpjeguan se konsumi i vajit të bebes është njësoj sikur një i rritur të konsumojë benzinë dhe shkakton helmim për shkak të sasisë së hidrokarbureve që përmban.

Simptomat shfaqen brenda disa orësh ose edhe më pak. Kollitja, mbytja dhe temperatura janë shenjat më tipike. Ato mund të shkaktojnë dëmtim të mushkërisë, pneumoni deri edhe vdekje.

Prandaj prindërit kanë ndarë këtë ngjarje me të gjithë, që prindërit e tjerë të jenë më të vetëdijshëm për sigurinë e fëmijës  në shtëpi.

Lexo edhe: Siguria e femijes brenda shtepise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X