“Fluturo lart ëngjëll i vogël!” Blogerja flet për humbjen e fëmijës

0 0

Blogerja Lydia Barakat është nëna e një vogëlusheje dhe prej kohësh është shprehur në rrjetet e saj sociale se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë. Kur postoi një foto të një testi pozitiv, për pak çaste të gjithë që e panë përjetuan gëzim, por shkrimi krahas fotos ishte i dhimbshëm. Ende pa ndarë lajmin për pritjen e ëmbël, ajo mësoi se ëngjëllit në barkun e saj nuk i rrihte më zemra.

Më poshtë keni gjithë përjetimin e saj, të shprehur në disa rreshta në Instagram.

Asgjë nuk mund t’ju përgatisë kurrë për fjalët “nuk dëgjohen rrahje zemre” .. Unë do ta postoja këtë foto 3 javë më parë për të njoftuar se fëmija ynë i dytë, engjëlli ynë i dytë  kishte nisur rrugën për të ardhur tek ne në mars të vitit 2020, por në kontrollin rutinë të javës së nëntë, mjekët më thanë që dhurata jonë e çmuar nuk kishte më rrahje zemre.

Mbaj mend që ndjeva një shtrëngim në fyt dhe mu duk sikur isha gati të shpërtheja në të qara, por nuk bëra asgjë. Përkundrazi i mbajta të gjitha brenda dhe thjesht qëndrova shtrirë ndërsa dëgjoja doktorin të fliste.

Me të vërtetë, nuk mbaj mend saktësisht se çfarë tha ai pas kësaj sepse u zbeha dhe u shpërqëndrova plotësisht. Kisha kaq shumë pyetje për t’i bërë, por nuk kishte asnjë mënyrë që të nxirrja zë pa shpërthyer në lotë.

Kjo duhet të jetë një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë një prindi. E gjithë kjo situatë jo vetëm më ka thyer zemrën, por më ka traumatizuar. Unë e kam dëshiruar këtë për kaq shumë kohë dhe jam përpjekur aq shumë shumë për të e gjithçka krejt papritur m’u shemb.

Ngarkesa e rëndë emocionale nuk ka qenë vetëm për mua, por edhe për burrin tim. Unë kurrë nuk kam dashur të fitoj simpati përmes postimeve dhe as që do ta postoja këtë megjithatë mendova se ishte e drejtë ta ndaja këtë përvojë me ju të gjithë pasi e di që nuk jam vetëm në këtë që më ndodhi dhe dua që nënat e tjera ta dinë se kjo mund t’i ndodhë edhe me të mirës prej nesh. Charbel dhe unë ende po përpiqemi ta tejkalojmë të gjithën dhe thjesht ju kërkoj të na mbani në mendime dhe lutje.

Do të kesh përgjithmonë një vend në zemrën time. Fluturo lart engjëll i vogël!

View this post on Instagram

Nothing can ever prepare you for the words “there is no heartbeat” .. I was going to post this photo 3 weeks from now to announce that our angel baby #2 was on it’s way and due in March 2020 but at my 9 week scan, I was told that our precious gift didn’t have a heartbeat. I remember my throat getting tight and I felt like I was about to burst out crying, instead I held it all in and just laid there and nodded as my doctor continued to talk. Truthfully, I don’t remember exactly what he said after that – I went numb and completely zoned out. I had so many questions to ask but there was no way to vocalise anything without breaking down into tears. This has to be one of the worst things to occur to any expecting parent. This whole situation has been not only heartbreaking, but so traumatic. I’ve been wanting this for so long and working at it so hard only for it all to come crumbling down. It has been not only emotionally draining for me but for my husband as well. I’ve never been one who looks for sympathy and wasn’t even going to post this however I thought it was only fair to share this experience with you all as I know I’m not alone in this and want others to know that this can happen to the best of us. Charbel & I are still processing through it all and I just ask you keep us in your thoughts and prayers. You’ll forever have a place in my heart. Fly high little angel 👼🏽

A post shared by Lydia Barakat (@itslydboss) on

Lexo edhe: Të dashura nëna: Ka jetë edhe pas humbjes së një fëmije






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X