Flini keq? Mbase fajin e ka uji…

0 0

Shumë njerëz nuk flenë gjumë mjaftueshëm, për arsye nga më të ndryshmet. Por a e keni menduar ndonjëherë se mungesa e ujit mund të jetë një nga arsyet përse nuk flini mjaftueshëm gjumë?

Sipas hulumtimit të bërë nga akademikët në Penn State University, Pennsylvania, njerëzit që flinin për gjashtë orë në natë kishin urinën dukshëm më të koncentruar dhe ishin më të dehidratuar krahasuar me ata që rregullisht flinin tetë orë në natë, që është sasia e rekomanduar e gjumit.

Autorët konkluduan se lidhjet midis cilësisë së gjumit dhe hidratimit varen nga një hormon në trupin tonë i quajtur vasopresin.

“Vasopresini lëshohet në fillim dhe më vonë në ciklin e gjumit”, shpjegon autori kryesor Asher Rosinger, i cili është një profesor asistent në Penn State. “Pra, nëse zgjoheni më herët, mund të humbni atë moment në të cilin çlirohet më shumë hormoni, duke shkaktuar një ndërprerje në hidratimin e trupit”.

“Nëse ju flini vetëm gjashtë orë gjumë në natë, kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj të hidratimit. Ky studim sugjeron që nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, dhe ndiheni keq ose të lodhur ditën tjetër, pini ujë shtesë”.

Dehidratimi mund të ketë një numër efektesh të padëshirueshme në trup, të tilla si marramendje, ndjesi e përgjumur, urinë me ngjyrë të errët, me erë të fortë.

Mënyra më e thjeshtë për të qëndruar të hidratuar është të pini shumë lëngje gjatë gjithë ditës dhe të shmangni ose kufizoni pije të tilla si kafeina, çaji dhe alkooli, të cilat mund të dehidratojnë trupin.

Lexo edhe: Dehidratimi ne shtatzani, shenjat dhe shkaqet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X