Fëmijët që kanë kohë të lirë bëhen me produktivë se ata që ndjekin shumë kurse e aktivitete

0 0

Nuk është e vërtetë që sa më shumë aktivitete të strukturuara që i lini fëmijët të bëjnë, aq më shumë favorizoni zhvillimin e inteligjencës së tyre. Kërkimet sugjerojnë të kundërtën. Të detyrosh të vegjlit të bëjnë shumë aktivitete nuk është vetëm e padobishme, por edhe kundërproduktive. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip studiuesish amerikanë nga Universiteti i Kolorados, botuar në revistën Frontiers of Psychology.

Analiza në 6 vjet

Hulumtimi përfshiu 70 fëmijë të moshës gjashtë vjeçare. Autorët i ftuan prindërit e tyre të mbajnë një ditar për të gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore të ndjekura nga fëmijët e tyre. Pastaj, ata i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe: njëri përbëhej nga fëmijë që kishin shumë kohë të lirë në dispozicion, dhe tjetri nga fëmijë që morën pjesë në disa kurse. Më pas, të gjithë fëmijët iu nënshtruan disa testeve njohëse, për të analizuar autonominë e tyre në kryerjen e detyrave praktike dhe në arritjen e objektivave specifikë.

“Po” për kohën e lirë

Nga analiza e rezultateve, doli se fëmijët që nuk kishin kohë të lirë për të kaluar, sepse ishin të angazhuar në kurse të ndryshme, kishin marrë rezultate më të ulëta në testet njohëse sesa të tjerët. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se të lësh fëmijët të “mërziten” pak nuk është një gjë e keqe, përkundrazi. Ndoshta, fakti që duhet të vendosni në një autonomi të plotë se çfarë të bëni gjithashtu rrit pavarësinë në jetën e përditshme dhe aftësinë për të arritur qëllimet.

Sipas këtij studimi, leximi i llojeve të ndryshme të librave, loja me miqtë dhe në mënyrë të pavarur, koha e kaluar në shesh lojërash është shumë e rëndësishme për rritjen e fëmijëve dhe nuk duhet të shmanget kurrë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X