Femijet qe flejne me shume kane nje kujtese me te mire

0 0

Gjumi është shumë i vlefshëm për fëmijën, sidomos nëse është në moshë të vogël, kjo pasi i ndihmon ata në zhvillimin fizik dhe konjuktiv. Sipas disa studimeve, fëmijët që flejnë mjaftueshëm për moshën e tyre kanë një memorie më të mirë si edhe një ecuri më të mirë në mësime nëse shkojnë në shkollë apo në kopësht. Por si është e mundur kjo?

Fëmijët që flejnë mirë janë të privilegjuar, ja çfarë thonë studimet

Fëmijët që flejnë mirë gjatë natës dhe ditës do të kenë një memorie më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk e bëjnë diçka të tillë. Këtë e pohon një studim amerikan i udhëhequr nga shkencëtarët e “University of Arizona” në Tucson SHBA, që më pas është publikuar në revistën shkencore “Child development”. Studiuesit kanë analizuar 39 fëmijë, duke vëzhguar aftësitë tyre në të mësuar si edhe në memorie. Ata u ndanë në dy grupe, njëri prej të cilëve u përfaqësua nga fëmijët që u vendosën në gjumë për 30 minuta, dhe tjetri nga fëmijët që nuk fjetën aspak.

Si përfundim, fëmijët që kishin fjetur e patën më të thjeshtë të mësonin fjalët e reja të fjalorit.

Për sa orë gjumë ka nevojë një fëmijë?

Për një fëmijë që e ka kaluar fazën neonatale, orët e gjumit duhet të jenë të paktën 10 në ditë. Kjo është një praktikë e mirë që duhet të vazhdohet deri në moshën 10 vjeçare, deri në fazën kur vogelushët futen në periudhën e pre-adoleshencës. Kështu gjumi do t’ju japë atyre edhe rezultate më të mira në shkollë, duke qënë se ata do të jenë më të vendosur në lidhje me arritjet e mira në shkollë.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X