Femijet duhet te ecin pa kepuce, ky eshte mendimi i eksperteve

0 0

Sipas nje studimi, zhvillimi i këmbës së fëmijës do të favorizohet më tepër nëse ai do të ecë pa këpucë. Krahas kësaj, këpucët tepër të ngushta mund të shkaktojnë në këmbën e fëmijës deformim, dobësim të muskujve si edhe kufizim të lëvizjes. Këmba e fëmijës ka 200.000 përcjellës nervore në zonën e poshtme, 26 kocka në kavilje si edhe 100 muskuj dhe tendina. Lëvizja e kryer në mënyrën e gabuar të pjesëve të mësipërme të këmbës do të ketë efekte negative tek fëmija.
Flasin ekspertët
Jessi Stensland, themeluese e kompanisë “FeetFrex”, flet në lidhje me lëvizjen natyrale të këmbës së fëmijës, e cila shprehet se në momentin që fëmija vesh këpucë fillon të ecë keq. Duke i veshur ato tek fëmijët e vegjël (për shembull 18 muajsh), do të bëni të mundur që këmba të mos zhvillohet në mënyrë korrekte, pra me të gjithë potencialin e saj, sidomos nëse përdoren këpucë me shtresë të fortë mbështetëse. Edhe lëvizja e kaviljes do të kufizohet dhe kështu tek fëmija mund të shfaqen edhe probleme me mbajtjen e shpinës si edhe dhimbje në zonën përkatëse.
Nëse do të dëshironi patjetër, apo do të jetë shumë e nevojshme, ekspertët këshillojnë që të përdorni këpucë që të kenë këto karakteristika:
• Pjesa e poshtme të jetë shumë e hollë;
• Të jenë tepë fleksible në çdo pjesë të tyre;
• Te jenë tepër të lehta.
Brenda shtëpisë ecja pa këpucë duhet të favorizohet sa më shumë të jetë e mundur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X