Fëmija i porsalindur “letër” prindërve

0 0

Të dashur mami dhe babi,

Ju lutem ruajeni këtë letër nga unë diku ku mund ta lexoni e rilexoni kur t’ju duket çdo gjë e vështirë e kur të ndiheni keq.

● Ju lutem, mos prisni shumë nga unë si i perosalindur dhe ngavetja juaj që sapo jeni bërë prindër. Më bëni një dhuratë gjashtëjavë mua dhe vetes, gjashtë javë që të rritem , të zhvillohem, tëjem më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm dhe gjashtë avëqë ju të shlodheni e të lejoni trupin të kthehet në normalitet.

● Ju lutem më ushqeni kur jam i uritur. Kur isha në barkun tëndnuk kisha kurrë uri dhe tani që jam këtu nuk e kam konceptin e kohës e të orës.

● Ju lutem më mbani, më përkëdhelni, më përqafoni. Brenda barkut isha shumë i mbrojtur dhe s’jam ndjerë kurrë vetëm mëparë.

● Ju lutem më falni nëse qaj shumë. Nuk kam ardhur për t’juavështirësuar jetën. Por është e vetmja mënyrë për t’ju treguar se nuk jam mirë. Por duke u rritur, do të kaloj më pak kohë duke qarë, e më shumë kohë duke mësuar të socializohem.

● Ju lutem jepini vetes kohë për të kuptuar kush jam unë. Tregohuni të kujdesshëm dhe do të kuptoni se çfarë funksiononpër të më qetësuar mua.

● Ju lutem kujtoni se unë i pranoj gabimet që mund t’ju vijnënatyrshëm. Përsa kohë që i bëni me dashuri, unë nuk lëndohem.

● Ju lutem mos u zhgënjeni nëse nuk do jem bebi perfekt që juprisnit dh as kur ju të mos jeni prindërit perfektë.

● Ju lutem kujdesuni për veten, hani një dietë të balancuar, pushoni, ushtroni aktivitet fizik në mënyrë që kur të jemi bashkëtë keni energjinë dhe durimin e nevojshëm për mua.

● Ju lutem kujdesuni për marrëdhënien me njëri-tjetrin.

● Shikojini gjërat në një plan më të madh. Kaq i vogël do jemvetëm për një kohë të shkurtër, edhe pse tani ju duket si njëpërjetësi. Edhe pse ua kam ndryshuar tërësisht jetën, ju lutemkujtojini vetes se gjërat do të normalizohen shumë shpejt.

S’do jem më kurrë kaq i vogël.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X