Është divorcuar apo jo? Flet për herë të parë Rudina Dembacaj: Periudha më e vështirë e jetës sime/ VIDEO

0 0

Ka shumë kohë që në media përflitet divorci i aktores Rudina Dmebacaj me bashkëshortin e saj Aleksin. Por, diçka e tillë as nuk ishte pohuar, as mohuar nga vetë çifti, deri ditën e sotme. Aktorja e humorit ka qenë e ftuar në programin “Wake up” ku përveç të tjerash është pyetur edhe për lajmet që qarkullojnë për të.

Për herë të parë, ajo rrëfeu se është në një proces divorci me të shoqin, që ka nisur që në muajin mars të këtij viti. Divorci i tyre është me mirëkuptim, siç rrëfen ajo vetë dhe mbi të gjitha vajza e tyre Viktoria nuk e vuan këtë ndryshim në jetën e prindërve.

“Ne jemi të dy prindër shumë të dedikuar dhe afër vajzës. Kur Viki do babin, rri me babin, kur do mamin, rri me mamin”,- ka thënë aktorja.

Megjithatë, ajo nuk e mohoi se divorci është periudhë e vështirë, duke e quajtur këtë kohë më të vështirën e jetës së saj, por ka zgjedhur të mbingarkojë veten me punë, për ta kaluar sa më lehtë.

“Të rrisësh një fëmijë kur je kaq e ngarkuar, ndërkohë të duhet të ndash kohën me babain nuk ka qenë e lehtë dhe gjatë periudhës së ngarkesës profesionale, ka pasur edhe trazime të forta emocioanle”, – rrëfeu me sinqeritet Rudina.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X