E thotë shkenca: Nëse keni dëshirë për  “ta ngrënë” fëmijën tuaj, jeni një prind i mirë.

0 0

Etologjia është shkenca që merret me studimin e sjelljes njerëzore dhe organizimit social nga këndvështrimi biologjik. Është gjithashtu fusha e shkencës në të cilën vërtetohet se foshnjat janë të këndshme për një arsye – për të na tërhequr dhe për të na bërë që të dëshirojmë të kujdesemi për to.

Përgjatë gjithë historisë kemi arritur në një pikë kur fytyrat e rrumbullakëta, me sytë e mëdhenj, ballin e madh dhe faqet e vogla i krahasojmë me fëmijët. Edhe kukullat apo filmat vizatimorë bëhen sipas këtij këndvështrimi.

Në revistën “Proceedings of the National Academy of Science (PNAS)”, një ekip studiuesish testuan ndikimin e foshnjës në perceptimin dhe në motivimin tonë për t’u kujdesur për ta.

Nxënësit vizituan dy kategori fëmijësh së bashku me portretet origjinale të secilit fëmijë, pastaj vlerësuan se sa të këndshëm ishin foshnjat dhe se sa këta nxënës do të motivoheshin për t’u kujdesur për ta. Portretet e vlerësuara të foshnjave si më të këndshmit dhe më të bukurit sillnin dëshirën për t’i përqafuar dhe për të siguruar mbrojtje dhe kujdes për ta.

Interesante, studime të tjera kanë treguar se gratë priren të jenë më të interesuara për foshnjat dhe për kujdestarinë ndaj tyre sesa meshkujt.

Në këtë studim të dytë, 16 gra që nuk kishin lindur kurrë u zgjodhën për të parë një të njëjtin grup të fytyrave të të miturve duke i vlerësuar se sa të këndshëm ishin ata.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se perceptimi i fëmijës si “i këndshëm” apo i veçantë paraqet një ndjenjë pozitive që rrit më pas dopaminën dhe siguron një motivim që të bën të duash të kujdesesh për këta fëmijë.

Por si e shpjegon gjithë kjo dëshirën që ndonjëherë ne duam “të kafshojmë” fëmijën tonë?

Në vitin 2015, dy studime u kryen nga studentët Universitetit Yale.

Sipas tyre ky lloj “agresioni” i bukur, ose shprehje e tillë vjen kur kemi shumë emocione pozitive që na bëjnë të themi shprehje që në situata të tjera mund të kishin konotacion negativ.

Në këtë studim të dytë, ata që kishin përgjigjet më të larta “agresive” ndaj fotove, dmth që kishin dëshirën për “t’i ngrënë” të vegjlit kishin një nivel më të ulët të emocioneve dhe ky lloj “agresioni i bukur” po i ndihmonte ata të rregullonin dhe të balanconin emocionet e tyre të përgjithshme.”

Njerëzit që shprehin këtë lloj agresioni duket se e marrin veten më mirë nga emocionet e forta.

Puna e hulumtuesve është përforcuar nga studime të tjera që kanë arritur në përfundimin se duke balancuar një emocion me një shprehje të tillë, funksionon për të rregulluar emocionet.

Pra nëna, është krejtësisht normale dhe e shëndetshme që të duam “të kafshojmë” foshnjat tona kur i shohim se sa të bukura dhe të veçanta janë.

Kjo dëshirë na motivon të kujdesemi për to dhe na zvogëlon stresin.

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X