“Djali ynë shtatëvjeçar na tha se është homoseksual”

0 0

Të jesh prind është sigurisht plot me të papritura. Dhe megjithatë, pavarësisht nga eksperienca ime shumëvjeçare, unë jam akoma e hutuar para djalit tim të qetë, të zhytur në mendime dhe me vetëbesim.

Në një nga mbrëmjet e zakonshme të javës burri im, djali dhe unë ishim ulur për të ngrënë rreth tavolinës, dhe si zakonisht unë po përpiqesha të mësoja më shumë për mënyrën se si e kishin kaluar ditën.

Me të dy ata është shumë e vështirë t’ju nxjerrësh ndonjë gjë sepse përgjigjet janë shumë të shkurtra. Kështu që pas disa përpjekjeve të mia, hoqa dorë. Ky ishte momenti kur djali ynë 7-vjeçar u çua, mori një kafshatë pulë dhe në mënyrën e tij na tha “Shpresoj ta dini se unë jam gay”.

Ishte një nga ato momente tipike të prindërimit, ku nuk ekziston asnjë manual për të menaxhuar situatën. Fatmirësisht, kisha gojën të mbushur me pulë dhe kjo më dha disa sekonda që të menaxhoja panikun tim, për të menduar llojin e përgjigjes që ndoshta do t’i përcillte atij ndjenjat e dashurisë, shqetësimit dhe të mbrojtjes së madhe.

Unë do të dëshiroja fort që kishte dikush me më shumë përvojë – ose, më mirë akoma, një psikolog i diplomuar për fëmijët, të më konsultonte para se të përgjigjesha. Por nuk e pata fatin pasi atë e kisha aty, në pritje të përgjigjes sime.

“Kështu që unë pashë burrin, mora frymë thellë dhe i thashë: Ne të duam gjithsesi, ndjenjat e tua mund të ndryshojnë kur të rritesh dhe s’ka asgjë të keqe”.

Mendoj se kjo i mësoi atij se mund të na fliste për absolutisht çdo gjë dhe duhet të na tregonte nëse kishte pyetje, nëse ishte i shqetësuar apo nëse nuk ndihej rehat me diçka.

Përgjigjja e Lukës ishte: “Ok”.

Ata natë e kam kaluar me një mijë mendime në mendje, ndërsa emocione të ndryshme më kapnin. Për fat të mirë ne jetojmë në një qytet të mrekullueshëm, por unë mendoja a do të isha në gjendje ta mbroja tim bir nga bullizmi i të tjerëve.

Pas kësaj, tema nuk u rishfaq për disa kohë. Askush nuk e shmangte, ne thjesht nuk po flisnim për të.

Luka ishte një djalë tipik i moshës së tij, të cilit i pëlqenin trenat si lodra, mendonte se balta ishte argëtuese dhe luftonte si shokët.

Dhe pastaj ai mbushi 9 vjeç. Ishte në klasën e katërt dhe unë e pyesja se çfarë vajzash i pëlqenin apo cilat ishin më të bukura.

Ai ishte shumë i qetë, nuk dukej i shqetësuar apo i trishtuar. Por pastaj një natë para se të flinte, unë po laja enët kur ai erdhi pas meje në heshtje. E pyeta se çfarë kishte ndodhur, por ai qëndroi aty me pizhama ndërsa me vete kishte kamionët e tij. Ndalova punët dhe e pyeta se çfarë kishte, ai më tha se donte t’u tregonte miqve të tij se ishte homoseksual. Kjo pasi ndihej sikur po fshihte një sekret prej tyre, dhe kur mendonte shumë, e bënte të ndihej keq.

Isha e çoroditur dhe do të kisha dashur shumë të rikthehesha në kohën kur puthjet dhe përqafimet tona rregullonin çdo gjë. Pjesa mbrojtëse e imja ishte në mëdyshje për të dalë.

Isha e shqetësuar për këtë natyrisht dhe për mënyrën se si do të reagonin miqtë e tij. Ata ishin vetëm nëntë vjeç dhe bisedat e tyre ishin vetëm rreth lojërave apo videolojërave.  Por unë nuk doja që ai të ndihej keq duke fshehur nga miqtë e tij të vegjël diçka që nuk donte.

Pas disa bisedave me burrin tim, vendosëm që së pari t’ua thonim prindërve të shokëve të tij më të afërt që të mund të ishim të gatshëm t’i përgjigjeshim çdo pyetjeje. Dukej si një mënyrë e vogël për ta mbrojtur atë, më e pakta që mund të bënim. Unë prisja drama, prisja lot, por për shokët e tij kjo thuajse nuk ishte një ngjarje. Përgjigjet e tyre ishin “Edhe?” ose “Me kë je gay?”

Pas kësaj nuk ndryshoi gjë. Takimet e lojërave vazhduan si zakonisht ndërsa ndryshoi vetëm gjuha e të vegjëlve. Ata ndaluan së pretenduari se çdo njeri ishtë mashkull ose femër. Një modifikim i lehtë dhe ndoshta, guxoj të them na ndryshoi jetën. Kjo ngjarje në jetën tonë shkaktoi një ndryshim edhe në jetën e njerëzve të tjerë.

Ndryshimi më i madh, megjithatë, ishte tek Lukasi vetë. Ai befas filloi të këndonte dhe të kërcente gjatë gjithë kohës. Djali im i heshtur filloi të jetonte një jetë me plot ngjyra ndërsa u kthye në një fëmijë që shkëlqente nga lumturia. Ai kishte shumë vetëbesim, mësuesit e tij e vunë re dhe djali u përmirësua shumë në klasën e pestë në mësime.

Unë ende kam shqetësime, për mënyrën se si do të përballet me gjërat por unë e di se ai ka shumë vetëbesim dhe ky besim e ka ndihmuar të përgjigjet në momentet që ka pasur disa ngacmime.

Një shok njëherë i tha “Epo të paktën unë nuk jam gay”, dhe e pashë se si humbi gjakftohtësinë e tij. Me shumë mundësi në gjimnaz do të jetë edhe më shumë si një fushë e minuar. Por shpresoj shumë që ai të takojë njerëz të mrekullueshëm, të më tregojë për puthjen e tij të parë, për të dashurin apo për ata që do të njohë.

Në rrugën tonë për në shtëpi atë ditë, i thashë se ai është një fëmijë i mrekullueshëm dhe se unë jam shumë krenare, por ai më ndaloi dhe më tha: “Unë jam i mirë mami, vërtet”. E lashë veten të përfshihesha nga krenaria prindërore dhe buzëqesha, sepse e dija që ai është djalë i mirë dhe gjithmonë do të jetë.

Lexo edhe: Prirjet homoseksuale, te lindura apo te fituara?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X