Djali i këngëtarit kryen operacion, dyshohej për masë tumorale

0 0

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për familjen e këngëtarit të ndjerë Doktor Flori. Bashkëshortja e tij Blerina ka postuar një foto në Instagram ku tregon se i biri Danieli 5-vjeçar ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ajo shkruan se familja ka përjetuar një ankth të tmerrshëm sepse mendoni nëse ai kishte një masë tumorale.

Por fatmirësisht nuk rezultoi kështu.

Megjithatë ndëhyrja duhej kryer. Blerina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj historinë, duke shprehur falënderimet në Zot.

“12-15 marsi kanë qenë ditët më të vështira për mua, Danushkën, familjet tona dhe për të gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë që ti zemra ime e vogël kishe një masë tumorale në kokën tënde të bukur. Por, baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e rradhës. Ajo që na thanë se ishte tumor, në fakt ishte një abses, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë. Do të jemi të lumtur, të premtoj”, ka shkruajtur Blerina.

Danieli e ka përballuar me sukses ndërhyrjen dhe është shumë mirë me shëndet.

Lexo edhe: Hemangioma tumori me i zakonshem te femijet, si trajtohet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X