Dita e katert e trajnimit te gjumit

0 0

Sot diçka do të mësohet!
Nata e mbrëmshme me siguri ka qënë e vështirë dhe e gjatë për ju, ndërsa sot presim përmirësime. Fëmija juaj ka filluar të mësojë se duke qarë nuk merr rezultatin që do dhe këtë do fillojë ta kujtojë më shpejt në momentin që do të vendoset në shtrat për të fjetur. Ju sot do të zgjasni edhe më shumë kohën e përgjigjes ndaj “protestimit” të tij, duke pasur parasysh se pavarësisht të qarave nuk duhet të dorëzoheni.
Fëmija juaj do të fillojë të mësohet me mos aprovimin tuaj ndaj sjelljes së tij dhe për pasojë do të fillojë të qajë më pak.
Dita e katërt
Me siguri shumë prej jush e gjejnë fëmijën duke qarë në mënyrë të dëshpëruar, aq sa fytyra i skuqet dhe zëri i ndryshon. Duhet ende t’ju theksojmë se fëmija duhet të shkojë në shtrat ndërsa ka marrë shumë dashuri nga ju dhe është shumë i qetë. Për këtë mund të përdorni një muzikë relaksuese ndërsa e lani, e ushqeni, pa harruar dritat që nuk duhet të jenë shumë të forta dhe duke shmangur edhe zhurmat e fuqishme.
Duhet t’ju kujtojmë sërish se edhe sot duhet të ndiqni disa hapa:
– Vazhdoni rutinën e çdo nate, duke e zgjatur të gjithë proçesin (larja, veshja, ushqyerja, përkëdhelja) jo më shumë se 45 minuta;
– Mos e vendosni fëmijën asnjëherë për të fjetur duke i dhënë gji apo qumësht me biberon;
– E qetësoni gjithmonë fëmijën vetëm me anë të zërit ose prekjes tuaj. Mos e merrni kurrë në krah!
– Përdorni zhurmat e bardha nëse fëmija është shumë i irrituar;
– Mos i zgjatni kontrollet tuaja më shumë se 1-2 minuta;
– Dhoma e gjumit nuk duhet të ketë absolutisht pajisje të ndezura (televizor, kompjuter, telefon etj);
– Koha e gjumit duhet të pasojë një veprimtari shumë pozitive si një këngë e qetë, leximin e një historie etj;
Grafiku i kontrolleve për ditën e sotme:
Kontrolli i parë- pas 12 minutash;
Kontrolli i dytë- pas 15 minutash;
Kontrolli i tretë- pas 17 minutash;
Kontrolloni çdo 17 minuta.
Kujdesuni që fëmija gjatë ditës të mos bëjë dremitje që zgjasin më shumë se 60 minuta si edhe sigurohuni gjithashtu që fëmija të mos flejë pasdite, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit të natës. Gjatë gjumit të ditës mundohuni ta vendosni fëmijën të flejë në shtratin e tij.
Vazhdon dita e peste…

Lexoni edhe: 6 fakte mbi trajnimin e gjumit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X