Personazhet publikë shpesh paguajnë një kosto të lartë për zgjedhjet e tyre. Duke e pasur jetën në sytë e publikut, atyre u duhet të presin komente për çdo gjë që ndodh, qoftë edhe për mënyrën si janë veshur.
Më i trishtë është fakti se të tilla komente njerëzit i lidhin me mëmësinë, pa menduar për ndikimin që mund të ketë një fjalë negative tek një nënë e re, e cila përballet me rrugëtimin e vështirë të të bërit prind.
Së fundmi, moderatorja e dashur Arbana Osmani është bërë pjesë e negativitetit të rrjetit, por ka ditur ta përballojë më së mirë.
Ajo postoi dje disa foto nga një vizitë që kishte bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg.
Në këto foto moderatorja duket e veshur me rroba të ndryshme: dy herë me fustane e njëherë me pantallona.
Dikujt i kanë bërë shumë përshtypje veshjet dhe i ka komentuar në anglisht se ç’lloj nëne është ajo që vesh minifunde. Por, përgjigjja shumë e zgjuar e Arbanës nuk ka vonuar duke ia kthyer: Një nënë e lumtur.
Negativiteti në rrjet është një nga anët e errëta të epokës dixhitale në të cilën jetojmë, por kur ndërthuret me negativitetin ndaj mëmësisë, me dëshirën e keqe për të gjykuar një grua në rolin e nënës, situata është vërtet më e rëndë dhe ka nevojë për një analizë të thellë e të detajuar, që ndoshta do ndihmonte në zgjidhjen e këtij problemi.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu