Cigaret elektronike mund të jenë shumë të rrezikshme, i shpërthen të riut në fytyrë

Nje nga rreziqet e cigareve elektronike eshte shperthimi. Per kete arsye duhet t’i mbani ato sa me larg femijeve.




0 0

Rrezikshmëria e cigareve elektronike

Cigaret elektronike nuk janë saktësisht alternativa të shëndetshme ndaj cigareve tradicionale, siç reklamohen për efekte marketingu. Ndërsa prodhuesit pretendojnë se cigaret elektronike mund të ndihmojnë njerëzit të largojnë varësinë ndaj produkteve të dëmshme të duhanit, ekpsertët kanë shprehur shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre. Në mënyrë të veçantë, ato nuk janë të sigurta për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, duke vënë në dukje se shumica e cigareve elektronike përmbajnë një substancë që krijon gjithashtu varësi dhe potencialisht të dëmshme të quajtur nikotinë. Fëmijët e lidhur me cigaret elektronike kanë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës të rregullt më vonë në jetë, thonë studiuesit.

Shpërthen cigarja elektronike

Por kohët e fundit ata janë alarmuar nga një rrezik tjetër lidhur me përdorimin e cigareve. Një 17-vjeçar i paraqitur në një raport të ri u dëmtua nga një cigare elektronike, jo për shkak të përbërësve të saj problematikë, por sepse cigarja shpërtheu në gojën e tij.

Kjo është e vërtetë: Ndërsa ai ishte duke përdorur cigaren, ajo shpërtheu. Ai shkoi në urgjencë dy orë më vonë, duke raportuar gulçim dhe dhimbje në nofull. Ndër të tjera, lëkura e tij u dëmtua dhe i ra një dhëmb.

Trajtimi i tij përfshinte edhe rimodelimin e nofullës, nxjerrjen e dhëmbëve dhe heqjen e indeve të dobëta. Pacienti është shëruar, por autorët e raportit të ri paralajmërojnë se cigaret elektronike duhet të përdoren me kujdes.

Ata kanë dhënë disa këshilla për të shmangur një shpërthim elektronik të cigareve. Për fillestarët, mos e karikoni pajisjen tuaj brenda natës. Ndërroni baterinë nëse laget ose dëmtohet. Mos e karikoni pajisjen me një karikues telefoni. Së fundmi, mos e ekspozoni cigaren në temperatura ekstreme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X