Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse punoni gjatë natës?

0 0

Ata që punojnë gjatë natës kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri. Kjo u zbulua nga hulumtimi i botuar në Journal of Pineal Research dhe kryer nga Washington State University Health Spokane, i cili analizoi efektet e një ritmi të ndryshuar të gjumit e zgjimit në shëndet. Rezultatet treguan se ata që punojnë natën duket se janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u sëmurur.

Sistemi imunitar dobësohet

Hulumtimi përfshiu 14 vullnetarë. Mostra u nda në dy grupe. Të parit iu kërkua të kryente ritme normale të punës gjatë ditës, ndërsa i dyti iu nënshtrua ritmeve të punës së natës. Pas një jave, testet e gjakut treguan se punonjësit e natës kishin ndryshime në gjenet e ndryshme që lidhen me kancerin dhe në të njëjtën kohë, më pak aftësi të ADN-së për të riparuar vetveten. Praktikisht, sistemi imunitar i atyre që punojnë natën dobësohet dhe rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet.

Megjithatë, siç theksojnë studiuesit e universitetit amerikan, kërkohen hetime të mëtejshme për të kuptuar më mirë arsyet dhe mekanizmat që shkaktojnë këtë reagim dhe bëjnë që shumë njerëz që punojnë gjatë natës të sëmuren më shpesh. Ajo që duket e sigurt është se ekziston një lidhje midis ndryshimeve në orën biologjike dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit.

Gjatë viteve janë kryer shumë studime në këtë drejtim, por larmia e qasjes dhe rëndësia e ndryshme që i jepet ritmit të ndryshueshëm të gjumit-zgjimit nuk na lejon të arrijmë në konkluzione të caktuara dhe të përbashkëta. Nevojiten studime më specifike.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X