Cfare ndodh me femijen tim pas moshes 3-vjecare?

0 0

Kanë filluar “vitet magjike”. E lodhshme për prindërit, por edhe një periudhë e lumtur. Imagjinata e fëmijës e bën të përditshmen magjike dhe përrallore dhe prindërit janë pjesëtarë të kësaj. Por, kjo është dhe mosha në të cilën ai fillon të kuptojë dallimin midis përrallës dhe realitetit, duke ruajtur një fantazi të zhvilluar. Vitet e mëparshme, aq të bukura por edhe të lodhshme, kanë mbaruar. Tani prindërit nuk kanë më një fëmijë që zvarritet, por një fëmijë më të pavarur që lëviz, flet e luan dhe që fillon të bëhet më i përgjegjshëm në lidhje me fëmijët e tjerë.
Kjo është mosha ideale, kur fëmija bëhet i zoti dhe mund të përdorë aftësitë e tij. Është mosha ku ai mëson diçka të rëndësishme: të shoqërohet me të tjerët. Për këtë, fëmija tre vjeçar ka nevojë për të shkuar në kopësht, në një grup social të fëmijëve si edhe të frekuentojë lojërat e përbashkëta.
Shtëpia nuk i mjafton më. Më shumë se çdo gjë, tani ai është një fëmijë kurioz. Kurioziteti për të zbuluar gjëra të reja e ndihmon atë të zbulojë botën, sendet, por mbi të gjitha, zbulimet e vërteta i bën në marrëdhëniet emocionale me të tjerët, në zbulimin e interesave të tjera. Gjatë tre viteve të ardhshme ai do të rritet në shumë kuptime dhe në shumë drejtime. Ai mëson të lahet dhe të kujdeset vetë për trupin e tij.
Fëmijët e kësaj moshe, i kontrollojnë shumë mirë lëvizjet e duarve dhe të këmbëve si edhe ekuilibrin e trupit. Ata tani janë të shkathët dhe të aftë të luajnë lojëra dhe sporte më të organizuara. Fëmija do të zhvillohet në lidhje me marrëdhëniet emocionale me njerëzit, duke krijuar raporte të reja dhe më serioze.
Kjo është mosha kur ai zbulon se mund të frenojë dhe kontrollojë urinimin, duke marrë përgëzimet e prindërve dhe duke rritur vetëvlerësimin. Do të mësojë se nuk është i vetmi për prindërit dhe familjen, mund të jetë një fëmijë tjetër më i vogël që tërheq vëmendjen dhe dashurinë e të tjerëve.
Kujdes!
Mund të ndodhë që këto zhvillime të shkojnë përpara, por edhe mund të pësojnë “arrest”, që do të thotë frenim ose kthim pas. Kjo ndodh kur fëmijët kanë bërë përpjekjen e parë drejt një zbulimi dhe zhvillimi dhe gjatë kësaj përpjekjeje nuk janë ndier të sigurt. Nëse e humbasin sigurinë, ata nuk përpiqen përsëri, sepse e kuptojnë rrezikun.
Fëmijët e kësaj moshe bëjnë shpërthime zemërimi ose kalojnë nga sjelljet më të pjekura në sjellje të një moshe më të vogël. Fëmijët e kësaj moshe kanë mësuar rregullat kryesore të gjuhës nga nëna e tyre. Gjithashtu ata kanë pasuruar mjaft fjalorin, e rrisin atë çdo ditë dhe provojnë fjalët e reja që i dinin që më parë, por nuk i kishin shqiptuar. Tani ata kanë një fjalor që të habit.
Gjuha
Nga lindja deri në moshën tre vjeçare, fëmijët, nëpërmjet gjuhës me të cilën u ka folur nëna dhe nëpërmjet gjuhës së tyre, kanë ndërtuar botën që i rrethon dhe marrëdhëniet me njerëzit. Kanë mësuar të njohin veten e tyre dhe kanë ndërtuar emocionet, dëshirat dhe ndenjat. Pas moshës dy-tre vjeçare dhe deri në moshën 5-vjeçare, gjuha e fëmijëve i ndihmon ata t’i shprehin këto ndjenja dhe dëshira. Kështu, gjuha merr rëndësi të dorës së parë për të edukuar sjelljen e fëmijëve.
Më parë fëmijët i shprehnin emocionet edhe me anë të veprimeve fizike, si prekja, kapja, goditja, përmbysja, hedhja, ose nëpërmjet të qarës, tingujve, shikimeve etj. Por tani, dëshirat dhe ndjenjat shprehen nëpërmjet gjuhës, përveç veprimeve fizike. Sa më shumë prindërit t’i ndihmojnë fëmijët të shprehen me anë të gjuhës dhe lojës, aq më shumë fëmijët i mbledhin aftësitë për diçka shumë të rëndësishme, fillimin e vetëdisiplinimit të veprimeve, aktiviteteve dhe aftësive në mënyrë krijuese dhe të përgjegjshme.
Marrëdhënia juaj me fëmijën do të ndryshojë shumë gjatë kësaj kohe. Emocionalisht, tani ai arrin t’ju shikojë si një person të veçantë, me nevoja dhe ndjenja, që ai po fillon t’i kuptojë. Kur ju jeni i trishtuar, ai mund të shprehë keqardhje ose të përpiqet të zgjidhë problemet tuaja. Nëse ju nevrikoseni me persona të tjerë, ai mund të thotë se “edhe ai e urren” atë person. Ai dëshiron shumë t’ju kënaqë në këtë moshë dhe e di se duhet të bëjë disa gjëra të caktuara dhe të sillet në një mënyrë të caktuar, për t’ja arritur kësaj. Në të njëjtën kohë, ai do edhe të kënaqë veten e tij, kështu që shpesh do të përpiqet të “bëjë pazar me ju”. Ndonjëherë, kur thjesht doni që ai të sillet si doni ju dhe nuk ju pëlqen “pazari”, kjo sjellje e tij mund t’ju duket irrituese, por është një shenjë e shëndoshë pavarësie, që duhet ruajtur dhe respektuar.
Ruajtja e pavarësisë dhe e personalitetit të fëmijës e ndihmon atë të ruajë aftësitë për të menduar në mënyrë të drejtë, si dhe për të gjykuar vetë se çfarë është e drejtë. Ky është një hap i madh, që e ndihmon fëmijën të bëhet i aftë të sillet sipas kufijve të përcaktuar nga shoqëria në mjedisin në të cilin jeton, sipas rregullave të grupit të kopështit dhe moshatarëve të tjerë.
Në moshën pesë vjeçare dhe më pas fëmijët fillojnë të bëhen gati për të filluar punën më të madhe, të bukur, por edhe të vështirë, aftësimin për shkollën e vërtetë të jetës jashtë familjes. Ata janë të aftë të shkëputen nga prindërit dhe të ecin vetë. Prindërit dhe familja mbeten gjithmonë grupi më i rëndësishëm, ku fëmijët flasin për interesimin e tyre për të tjerët, vlerësimin për shokët, vlerësimin dhe komentet për fëmijët e tjerë më të rritur, jashtë familjes, në lagje dhe shoqëri. Ata janë aktivë për të ndikuar në jetën e përbashkët shoqërore.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X