Çfarë është disleksia, kur zbulohet dhe si trajtohet?

0 0

 

Duke përdorur teste të thjeshta, pediatri mund të zbulojë disleksinë edhe para se fëmija të shkojë në shkollë dhe të ballafaqohet me vështirësitë e leximit dhe të shkrimit. Përkufizimi i disleksisë është një aftësi e kufizuar e të mësuarit me origjinë neurobiologjike, e karakterizuar nga vështirësi për të kryer një lexim të saktë dhe, ose mungesë të aftësive të rrjedhshme dhe të varfra në shkrim. Ndër pasojat mund të përfshihen probleme të kuptimit në leximin e tekstit të shkruar dhe varfërinë e fjalëve.

Shkaqet e disleksisë

Fakorët që ndikojnë në këtë problem nuk mund të lidhen vetëm me gjenet, por është një kombinim mes atyre gjenetikë dhe mjedisorë.

Duhet të identifikohet sa më shpejt

Sipas Dr Daniela Lucangeli, profesore e psikologjisë zhvillimore në Universitetin e Padovës, zbulimi sa më herët i disleksisë mund të jetë çelësi për të kontrolluar atë në mënyrën më të mirë, duke shmangur vështirësitë e fëmijës. Por sot, për të arritur në këtë diagnozë është e nevojshme të presësh 6-8 vjet, që është mosha në të cilën fëmija fillon të matë veten me leximin.

Çfarë duhet të bëni ndërkohë

Dr. Lucangeli beson se pediatrit duhet të fusin në kontrollet që kryejnë rregullisht të ashtuquajturat “vlerësimet e shëndetit”, disa testime me qëllim për të vlerësuar nivelin e arritur nga ana e fëmijës në aspektin gjuhësor dhe të kuptuarit, gjithashtu aftësive të tjera që lidhen me zhvillimin konjuktiv, së pari aftësinë për të kuptuar konceptet e “numrit” dhe “sasisë”. Nëse identifikoni një defiçit të mundshëm (madje edhe të vogël), vetë prindërit mund të ndërhyjnë menjëherë për të forcuar efektivisht zonat e mangëta. Shumë pak mund të jetë e mjaftueshme: lexoni përrallat shpesh, lexojini librat derisa fëmija të mësojë, mësojini atyre këngë e vjersha të shkurtra.

A e dini se?

Disa gjene ishin disleksikë, duke përfshirë Ajnshtajnin dhe ndoshta Mozartin.

Lexo edhe: Si ta bejme femijen me te zgjuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X