Çfarë është ankthi i vjeshtës dhe 6 mënyra për ta mposhtur

0 0

Shumë prej nesh i pëlqejnë shumë ndryshimet sezonale, sidomos kur kalohet nga vera në vjeshtë. Gjethet fillojnë të bien, gjithçka mbulohet nga ngjyra e artë, fillon flladi i freskët dhe ne gjejmë ngushëllim duke u rikthyer në aktivitetet tona pasi jemi “shpërqëndruar” gjatë pushimeve.

Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi ankthin. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku.

Ndërsa e kthejnë vëmendjen nga ditët e gjata të verës në ngutjen e rikthimit në punë në oraret e përhershme, shumë njerëz përjetojnë stres dhe ankth.

Nëse po vëreni një ndryshim në mënyrën se si ndiheni tani, mund të jeni prekur nga ankthi i vjeshtës.

Çfarë është ankthi i vjeshtës?

Ju mund të pyesni veten pse jeni duke përjetuar një rritje të ankthit, veçanërisht nëse çrregullimet e ankthit nuk janë zakonisht pjesë e jetës suaj.

Por kjo është një ndjenjë që mund të shoqërojë ndërrimet sezonale. Muaji i parë i vjeshtës është i vështirë për shumë prej nesh.

Ndërsa nuk është teknikisht një diagnozë, shumë njerëz përjetojnë ankth vjeshtor.

“Është e lidhur me stresin, nervozizmin, tmerrin, probleme me gjumin dhe panik, por shkaktohet nga ndryshimi nga vera në vjeshtë”, shpjegon Mike Dow, autor i “Mendo, Vepro dhe Ji i lumtur”.

Ai thotë se ankthi i vjeshtës shkaktohet nga parashikimi i kalimit nga vera në vjeshtë.

Vera, siç e dimë të gjithë, zakonisht lidhet me argëtimin, udhëtimin dhe kohën e lirë. Për shumë prej nesh, ardhja e vjeshtës do të thotë më shumë përgjegjësi, duke përfshirë kalimin e një kohe më të gjatë në punë.

“Simptoma kryesore e ankthit të vjeshtës është një ndjenjë e pritjes edhe nëse nuk e dini se çfarë po prisni saktësisht”, thotë Dow.

Dow gjithashtu shpjegon se zvogëlimi i ditës dhe moti i ftohtë mund të ndikojnë në nivelin e aktivitetit të njerëzve dhe rrjedhimisht në disponimin e tyre pasi kalojnë më pak kohë me miqtë ose jashtë.

Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë:

  • Shqetësim;
  • Tensioni i muskujve;
  • Ripërtypje;
  • Sulme paniku;
  • Vështirësi në tretje;
  • Probleme me gjumin.

6 hapa për të mposhtur ankthin e vjeshtës:

  1. Ecni jashtë gjatë drekës

Dow thotë se ekspozimi ndaj dritës është jetik.

Gjeni kohë gjatë ditës për të bërë një shëtitje. Kombinimi i stërvitjes dhe i dritës bën mrekulli për humorin tuaj.

Edhe ulja në dritare për 15 deri në 30 minuta çdo ditë mund të ndihmojë në rritjen e ekspozimit tuaj ndaj dritës dhe të zvogëlojë ndikimet e ndryshimeve sezonale.

  1. Shtoni më shumë salmon dhe arra në dietën tuaj

Sigurisht, ushqimet e shijshme si pica dhe makarona do të jenë ide e mirë në ato netët e ftohta, por Dow thotë se në vjeshtë është koha për më shumë omega-3.”Kanë treguar se ndihmojnë në reduktimin e ankthit”, shpjegon ai.

  1. Plotësoni kalendarin tuaj me hobi dhe data për takime mes miqsh

Vera është e mbushur me parti, udhëtime dhe takime me njerëz të rinj. Pra, kur vjen koha e ftohtë dhe ditët e shkurtra dhe papritur ju nuk jeni duke u lidhur me miqtë shpesh, ndryshimi mund të ndihet drastik.

  1. Merrni 10 minuta kohë për t’i kushtuar vëmendje pesë shqisave tuaja

Dow rekomandon të bëni një meditim të vëmendshëm 10-minutësh çdo ditë për të “zbutur” mendjen tuaj.

  1. Kushtojini vëmendje mendimeve

Ai thotë se ne duhet të monitorojmë mendimet irracionale të shqetësimit që çojnë në ankth dhe t’i zëvendësojmë me një mendim më racional logjik dhe real.

  1. Merrni në konsideratë terapinë

Nëse menaxhimi i simptomave që vijnë me ankthin e vjeshtës është shumë i vështirë për t’u bërë vetë, mund të mendoni të kërkoni ndihmë profesionale. Më e rëndësishmja, kuptoni se nuk jeni vetëm. Arritja tek një shok, anëtar i familjes ose një profesionist për mbështetje do t’ju ndihmojë të mësoni mënyra për të menaxhuar dhe mundur shqetësimin dhe ankthin që lind gjatë vjeshtës.

Lexo edhe: 4 ushqimet e vjeshtes qe bejne mire per shendetin mendor






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X