Çfarë dëmi shkakton te dhëmbët thithja e gishtit?

0 1

Fëmija im vazhdimisht thith gishtin dhe jam e shqetësuar për dëmin që mund të shkaktojë kur t’i dalin të gjithë dhëmbët.

Për sa kohë që foshnja juaj e ndalon këtë veprim  para se t’i dalin dhëmbët e përhershëm, rreth moshës gjashtë vjeçare, thithja e gishtit nuk ka gjasa të shkaktojë dëme të përhershme. Sidoqoftë, në disa raste, thithja e gishtit mund të bëjë që dhëmbët e fëmijës të shtyhen para, në mënyrë që të ketë vend për gishtin.

Kjo mund të ndikojë në zhvillimin e nofullës dhe dhëmbëve. Në disa raste, mund të ndikojë edhe në zhvillimin e të folurit të fëmijës.

Është e natyrshme që të shqetësoheni, por jo gjithmonë thithja e gishtit ndikon në të njëjtën mënyrë te dhëmbët e fëmijës. Varet nga:

  • sa intensivisht fëmija thith gishtin;
  • sa kontakt ka gjuha me gishtin;
  • prej sa kohësh e thith gishtin.

Kjo do të thotë se në qoftë se foshnja juaj thjesht e mban gishtin në gojë pa e thithur fort dhe intensivisht, ka më pak gjasa që të ketë probleme me dhëmbët.

Megjithatë, edhe pse dëmet nuk janë shumë të mëdha nga thithja e pakët e gishtit, sërish është mirë të përpiqeni ta ndërprisni këtë zakon të fëmijëve.

Lajmi i mirë është që fëmijët heqin dorë nga thithja e gishtit, sapo mësojnë mënyra të tjera për të ngushëlluar veten.

Lexo edhe: Me mire te thithe gishtin apo cucon?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X