Babai kthehet nga ushtria, takon për herë të parë djalin/ Fotot emocionuese

Babai kthehet nga ushtria dhe takon dy djemte, nje prej te cileve e shihte per here te pare. Nena ka punesuar nje fotograf per te perjetesuar keto momente.




0 0

Familjet e ushtarëve duhet të heqin dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë për vendin, sidomos ato familje që kanë fëmijë të vegjël. Për ne që s’i kemi provuar të tilla ndjesi, mjaftojnë disa foto për të përjetuar emocione shumë të forta.

Mjaft emocionuese janë edhe fotot  e realizuara nga Mary Chevalier për rikthimin në familje të burrit të saj nga misioni në Afganistan.

Historia e tyre është prekëse edhe për faktin se gjatë shërbimit 9-mujor të bashkëshortit, ajo solli në jetë djalin e tyre të dytë.

“Gjatë procesit të lindjes, isha e rrethuar nga familja, por kjo nuk e mbushte boshllëkun që krijonte mungesa e bashkëshortit tim. Ne folëm me të me kamer, por as kjo nuk mjaftonte”.

Edhe i ati edhe djemtë e kishin ndjerë shumë mungesën e njëri-tjetrit dhe Mary e dinte se takimi do të ishte shumë emocionues për të gjithë. Për këtë aryse, ajo prenotoi fotografin e dasmës së tyre që të përjetësonte në fotografi momentet e bashkimit të familjes.

Fotografi kapi detaje të mrekullueshme që tregonin emocionet e babait dhe dy djemve për këtë takim kaq mallëngjyes.

Edhe pse djali i vogël nuk e kishte takuar kurrë të atin, Mary tregon se dukej sikur ai e dinte mjaft mirë cili ishte babai i tij.

Fotografi, i cili postoi fotografitë bëri edhe një shkrim mjaft domëthënës.

“Jemi kaq të bekuar dhe i marrim shumë gjëra për të mirëqena. Nuk e mbaj dot gjithë këtë gëzim kur shikoj këto foto, shrpesoj të keni përjetuar edhe ju të njëjtën gjë!”- shkruan ai.

Lexo edhe: Kalon 16 vite në luftë larg fëmijëve, prekës gjesti i ushtarit pas rikthimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X