Këngëtarja shumë e dashur Aurela Gaçe herë pas here ndan në rrjetet sociale momente nostalgjie të kohëve të vjetra dhe së fundmi na ka kthyer pas në periudhën kur ishte në pritje të vajzës së saj të parë.
Këngëtarja ka ndarë disa video duke performuar në skenën e programit ‘Këngët e Shekullit’, ku ka dëshmuar për të disatën herë se muaji i nëntë i shtatzanisë, nuk e ka penguar të jetë energjike siç jemi mësuar ta shohim.
“Ore po nuk ka gjë që më ndal dmth. Opo dridhe mami dridhe. 9 muajsh shtatzënë në skenë. Fiks dy javë më pas mora dhuratën më të bukur nga Zoti, me fëmijën e parë.
Në videon e tretë një super kujtim me Vikena Kamenicën, edhe ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, e të dyja ne prisnim vajza. Super kujtim me @klaudiapepa në skenë”, ka shkruar Aurela.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu