Arsyeja përse këtë nënë e sulmojnë shumë në internet

0 1

Chrissy Teigen nuk është aspak e panjohur me tematikën e turpërimit të nënave. Në të kaluarën, ajo ka qenë në shënjestër të komenteve negative për mënyrën se si ajo ka zbritur nga një rrëshqitëse me vajzën e saj, Luna, si e mbajti në krahë vajzën e saj, pse e ushqen atë me biberon në vend të ushqyerjes me gji, lista vazhdon (dhe më tej). Tani, modelja dhe nëna e dy fëmijëve po flet hapur për arsyen numër një, përse po e kritikojnë ndjekësit e saj.

Me sa duket, ajo përqendrohet rreth ushqyerjes dhe mënyrës që zgjedh të ushqejë fëmijët e saj.

“Është pothuajse gjithçka. Sa herë që postoj një foto të tyre duke ngrënë sallam, kam shumë kritika”, deklaroi Teigen, 34 vjeçe, në një intervistë. “Vegjetarianët dhe veganët janë çmendur dhe mendojnë se ne po i detyrojmë fëmijët të hanë mishin në një moshë të re. Ata na sulmojnë”.

Sigurisht, me kalimin e viteve Teigen është bërë një profesioniste për të përballuar gjithë energjinë negative me të cilën përballet kudo. Megjithatë, edhe ajo ka një botë emocionale dhe nuk mund të mos preket fare.

“Komentet ndikojnë tek unë. Sigurisht”,- pranoi ajo në intervistë.

Sidoqoftë, ajo gjithashtu shprehu se, që nga lindja e fëmijës së saj të dytë, ajo është mësuar se si të ketë “lëkurë më të trashë” dhe mënjanojë negativitetin.

“Kur Luna ishte një fëmijë i vogël, unë trishtohesha shumë. Në fillim hutohesha sepse më dukej sikur bëja gabime shumë të mëdha, sikur vajzat s’më donin. Tani e kuptoj se sa e fortë është lidhja ime me to”.

Lexo edhe: Pse nuk duhet ta pyesni kurrë një grua nëse është shtatzanë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X