“Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet”, Xhensila poston për herë të parë fotot e vajzës dhe bën dedikimin prekës

0 0

Vajza e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku ditën e sotme mbush 1 vjeç.

Këngëtarja ka publikuar me këtë rast për herë të parë fotot ku tregon fytyrën e Ajkës si dhe momentet e tyre më të bukura.

Me një përshkrim prekës këngëtarja i bën vajzës së saj urimin më të ëmbël ndërsa thotë se mbrëmë nuk ka arritur të flejë pasi mezi priste që e vogla e saj të hapte sytë.

“Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten .
Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty.
Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka.Ajka endrra jone e ber realitet”, shkruan Xhensila në postim.

Kujtojmë se këngëtarja është kritikuar më herët se nuk publikonte fotot e vajzës së saj, ndërsa ajo ka thënë se donte ta mbronte nga ligësia e disa njerëzve.

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X