A ndihmon ecja në lehtësimin e dhimbjeve të artritit?

0 0

 

Një hulumtim i ri shqyrton përfitimet e aktivitetit fizik, siç është ecja e shpejtë, lëvizshmëria dhe aftësia për të kryer detyra të përditshme tek të moshuarit që jetojnë me osteoartrit në gjunjë.

Një orë javore për ecje të shpejtë mund të ndihmojë të moshuarit me osteoartrit të qëndrojnë të shëndetshëm, të lëvizshëm dhe fizikisht të aftë edhe në moshë më të madhe.

Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit mes të moshuarve. Osteoartriti në gju, në veçanti, prek 10-13 për qind e njerëzve të moshës 60 vjeçare ose më shumë dhe kjo përqindje rritet deri në 40 në mesin e të moshuarve më të vjetër se 70 vjeç.

Aktualisht nuk ka shërim, dhe trajtimi shpesh përbëhet nga këshilla kundër dhimbjes ose kirurgji në gjunjë, në varësi të avancimit të sëmundjes.

Sipas disa vlerësimeve, për rreth 2 në 5 njerëz me osteoartrit simptomatik të gjurit, gjendja ndikon dukshëm në jetën e tyre të përditshme.

Ecuja e ul rrezikun e aftësisë së kufizuar me 85 për qind

Disa studiues analizuan të dhëna nga mbi 1.500 të rritur, informacioni mjekësor i të cilëve ishte mbledhur si pjesë e Iniciativës Kombëtare të Osteoartritit.

Pjesëmarrësit kanë bashkëjetuar të gjithë me osteoartrit dhe kanë përjetuar dhimbje dhe ngurtësi në ekstremitet për shkak të sëmundjes. Megjithatë, ata nuk kishin aftësi të kufizuara kur  filluan studimin.

Hulumtuesit monitoruan aktivitetin fizik të pjesëmarrësve për një periudhë prej 4 vjetësh. Analiza zbuloi se 1 orë javore e aktivitetit fizik mesatar, poredhe pak më intensive,i ndihmon pjesëmarrësit të mbajnë nivele standarde të aftësisë fizike.

Deri në fund të periudhës së studimit, 24 për qind e të moshuarve që nuk u angazhuan në një orë javore të stërvitjes ecën kaq ngadalë sa nuk mund të kalonin rrugën para se të ndryshonin dritat e semaforit dhe 23 për qind thanë se kishin probleme me kryerjen e rregullt të detyrave të tyre në mëngjes.

Cilat janë shkaqet dhe llojet e artritit?

Artriti është një term që përshkruan rreth 200 gjendje mjekësore që shkaktojnë dhimbje në nyjet dhe indet që rrethojnë nyjet. Forma më e zakonshme e artritit është osteoartriti. Gjendjet e tjera të lidhura me të përfshijnë përdhesin dhe fibromialgjinë.

Cila është dieta më e mirë për osteoartritin?

Osteoartriti nuk ka shërim, por është e mundur të zvogëlohen simptomat e sëmundjes duke bërë ndryshime dietike. Ata që vuajnë prej saj mund të hanë ushqime që zvogëlojnë inflamacionin dhe rrisin sistemin imunitar, siç janë brokoli, peshqit me yndyrë dhe zarzavatet me gjethe të errëta. Shmangia e karbohidrateve dhe sheqerit të rafinuar gjithashtu ndihmon për të minimizuar simptomat.

Osteoartriti i gjurit zhvillohet në disa faza. Në fazën 1 ka dëme të vogla, por faza 4 mund të ketë nevojë për një operacion.

Lexo edhe: 10 perfitimet e habitshme shendetesore nese ecni ne mengjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X