A mund t’i themi lamtumirë reumatizmës? Po, ja se si!

Të jetosh me reumatizëm dhe sëmundje reumatike sjell shpesh kufizimin e lëvizjeve dhe çon në një mënyrë jetese që kërkon pushim absolut.




0 0

Por se fundmi nga Kongresi Evropian i Reumatologjisë vijnë provat se aktiviteti fizik mund të ndihmojë për të luftuar problemet që lidhen me reumatizmin.Megjithate jini të durueshem , të motivuar, vendosni synime dhe jini të gatshëm për të ndryshuar stilin e jetës tuaj.

Cilësia e përmirësuar e jetës

Duhet të përfitojnë nga  një aktivitet fizik i saktë të gjithë pacientët të cilët, deri më tani, janë detyruar të pushojnë për shkak të kufizimit nga problemet që lidhen me patologjitë e ndryshme reumatike. Për shembull, në rastin e artritit reumatoid ose osteoartritit të legenitose gjurit, aktiviteti i duhur fizik ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes, inflamacionit dhe rrezikut për t’u shtruar në spital ose për të përjetuar probleme kardiovaskulare. Për më tepër, aktiviteti sportiv u lejon pacientëve me reumatizëm të lehtësojnë ndjenjën e lodhjes në aktivitetet e përditshme, të parandalojnë depresionin dhe të kenë përfitime në lidhje me gjendjen e përgjithshme të shëndetit fizik. Të gjitha këto për një përmirësim të prekshëm dhe të qëndrueshëm të cilësisë së jetës.

Motivohuni për të arritur qëllimin

Sekreti i parë për të luftuar problemet që lidhen me reumatizmin përmes aktivitetit fizik është motivimi. Siç theksohet nga Keegan Knittle, psikolog në Universitetin e Helsinky, është e rëndësishme që ushtrimi fizik të bëhet normalitet. Për ta bërë këtë, motivimi i pacientit duhet të mbahet gjallë, edhe kur rezultatet janë të ngadalta për t’u arritur. Sidoqoftë, hapi themelor duhet të vijë nga vetë pacienti i cili, përmes teknikave të vetë-motivimit, duhet të gjejë stimujt që mund t’i përshtaten  atij. Duhet krijuar një rutine e lidhur me ushtrimin fizik duke ngritur objektiva, të arrihen rezultate dhe të monitorohen këto arritje..

Të mos ndalohet asnjëherë, por të vazhdohet hap pas hapi.

Sapo të arrihet një stabilitet i caktuar në rutinën sportive, pyetjet që pacientët shpesh shtrojnë vetë janë të lidhura me sasinë dhe intensitetin që duhet të mbajnë për të arritur qëllimet e tyre. Një përgjigje ekzakte nuk ekziston. Siç shpjegon George Metsios, mjeku sportiv i Universitetit të Ëolverhampton, është e nevojshme të vazhdohet hap pas hapi, pa e nënvlerësuar veten dhe gjithmonë duke mbajtur parasysh qëllimet. Gjëja e rëndësishme është të shmangni incidentet  për shkak të mbingarkesës apo ushtrimeve pa ndalesa. Një ndihmë duhet të vijë edhe nga mjekët, të cilët duhet të rrëzojnë barrierat mendore të pacientëve me reumatizëm për t’i shtyrë ata të bëjnë aktivitete fizike në mënyrën më korrekte, konstante dhe të përshtatshme për patologjitë e tyre. Kjo është e vërtetë si për të moshuarit ashtu edhe për të rinjtë. Për shkak se sporti, përfundon mjeku britanik, është i mirë për çdo moshë.

Lexo edhe: 7 mënyra për të përforcuar sistemin imunitar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X