Nëse nuk keni histori familjare të alergjive, arrat mund të përfshihen në dietën e foshnjës sapo të mbushë 6 muajsh.
Gjalpi i kikirikut ka shumë kalori dhe është një burim i mirë i proteinave, por nuk duhet të përmbajë kripë ose sheqer.
Nëse i përdorni arrat apo kikirikët në dietën e fëmijës, sigurohuni të jenë të copëtuara mirë që fëmija të mos mbytet. Fëmijët nën moshën pesëvjeçare nuk duhet të marrin një arrë të gjithë për shkak të rrezikut të mbytjes.
Bëni kujdes nëse:
- Fëmija ka një tjetër lloj alergjie, të tillë si ekzemë;
- Ka alergji nga ushqime të tjera.
Duhet treguar kujdes sepse fëmija nëse ka alergji të tjera, ka më shumë gjasa të shfaqë alergji edhe ndaj arrave. Edhe nëse ju i keni konsumuar gjatë shtatzanisë, kjo nuk jep garanci se fëmija nuk do të ketë alergji ndaj tyre.
Lexo edhe: Arrat, misri dhe soja te zgjasin jeten
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu