A ka nevojë për këpucë bebi për zhvillimin e këmbëve?

0 1

Jo, fëmija juaj nuk ka nevojë për këpucë për të ndihmuar zhvillimin e këmbëve të tij, as për ta ndihmuar të qëndrojë apo të ecë.

Qëllimi i këpucëve është mbrojtja e këmbëve delikate të fëmijës suaj nga sipërfaqet dhe nga objektet e mprehta në tokë sapo të ecë jashtë. Këpucët gjithashtu mbajnë këmbët ngrohtë në të ftohtë dhe i mbrojnë ato nga nxehtësia.

Kur fëmija zbavitet rreth shtëpisë, lëreni zbathur. Kjo do të lejojë që këmbët të zhvillohen natyrshëm pa u kufizuar nga këpucët. Kockat e fëmijës suaj janë të buta, dhe t’i ngushtosh ato në një palë këpucë, shumë herët, mund t’i pengojë të rriten siç duhet.

Gjatë vitit të parë të fëmijës suaj, mbajtja e këmbëve të lira ndihmon në zhvillimin dhe arritjet e para të tij.

Kur të fillojë të ecë, fëmija e mëson më mirë ruajtjen e balancës nëse është pa këpucë, sepse ka kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë.

Nëse moti është mjaft i ngrohtë, fëmija juaj do ta gjejë kënaqësi duke ecur në sipërfaqe të sigurta, të jashtme.

Lexo edhe: Kur t’i zgjedhim kepuce femijes dhe si t’i zgjedhim ato?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X