A duhet te gromesije femija pasi pi?

0 0

Gjatë thithjes së biberonit, foshnja mund të thithë edhe ajër, por duke e ndihmuar që të gromësijë, ajo do ta nxjerrë ajrin që ka thithur. Gromësima mund të bëhet në fund të ushqyerjes me biberon ose edhe në mes të saj, nëse foshnja pi me shumë rrëmbim ose nëse nuk ndihet mirë: në të tilla raste, ajo shtrëngohet dhe prish fytyrën.

  1. Mbështetja mbi sup: Ky është pozicioni më i shpeshtë. Vendosni një pecetë ose një grykashkë mbi supin tuaj, pasi ka raste që gogësima shoqërohet me nxjerrje ushqimi. Ngrijeni foshnjën vertikalisht, me kokën lart, të mbështetur mbi supin tuaj. Bjerini lehtë mbi shpinë ose fërkojeni. Nëse foshnja nuk gromësin, ecni me të në krahë, pas pak ajo do të gromësijë.
  2. Në pozicion ndenjur: Kthejeni foshnjën me fytyrë nga ju, duke e mbajtur në pozicionin ndenjur. Me njërën dorë mbani kokën e foshnjës dhe me tjetrën, duke e mbajtur foshnjën, bjerini lehtë mbi kurriz. Kur foshnja të jetë më e rritur dhe të qëndrojë ndenjur vetë, ju mund ta mbani të ulur anash, me këmbët nga jashtë.
  3. Shtrirë: Vendoseni foshnjën përmbys, të shtrirë barkas mbi kofshët tuaja. Bëni kujdes që koka e fëmijës të jetë më lart se trupi, në mënyrë që të mos i vijë ushqimi në gojë. Me njërën dorë mbani kokën e bebes, ndërsa me tjetrën fërkojini shpinën.

Si veprohet nëse foshnjës i kthehet ushqimi në gojë (regurgitim)?

Ky shqetësim ndodh shpesh dhe shkaktohet kur fëmija gromësin pasi ka pirë. Nëse kthimi i ushqimit në gojë ndodh pas pirjes së biberonit apo pas pirjes së gjirit, nuk duhet të shqetësoheni. Nëse foshnja nxjerr pak ushqim dhe nuk qan, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se fëmija ka pirë me tepri dhe me rrëmbim. Përpiquni të zvogëloni prurjen e biberonit ose t’i bëni foshnjës një ndalesë gjatë pirjes. Nëse foshnja e nxjerr sistematikisht ushqimin dhe shumë, nëse qan, shtrëngohet dhe nëse kjo i ndodh shumë kohë pas ushqyerjes, duhet të këshilloheni me mjekun, pasi mund të kemi të bëjmë me një refluks gastroezofageal, i shkaktuar nga keqfunksionimi i vrimës që lidh ezofagun me stomakun, që do të zhduket rreth moshës një vjeçare. Nëse foshnja ushqehet me vështirësi, por e nxjerr lehtësisht ushqimin, mund të ndodhë edhe për shkak të mykut, i cili shfaqet në gojën e saj në formën e pllakëzave të bardha. Edhe në këtë rast duhet të këshilloheni A mund të përgatitet biberoni me mjekun.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X