3 shenja që tregojnë se fëmija juaj është gati të ndalojë së dremituri

0 0

Natyrisht, dritarja e kohës në të cilën mund të ndodhë kalimi nga dremitje në eleminimin e plotë të saj, është një “dritare e madhe”. Pra, si mund të jeni të sigurt që vogëlushi juaj është me të vërtetë gati të eleminojë dremitjen e fundit? Çfarë shenjash duhet të kërkoni?

  1. I duhet shumë kohë ta zërë gjumi në kohën e dremitjes

Vogëlushit tuaj i duhet shumë kohë për të fjetur në orën e gjumit dhe në përgjithësi nuk duket i lodhur kur shtrihet. Kjo është një shenjë klasike që fëmija juaj mund të ketë filluar të largohet nga gjumi i pasdites. Mos harroni, ndërsa fëmija juaj rritet, gradualisht mund të përballojë më shumë kohë zgjuar gjatë ditës. Për shembull, le të themi se fëmija juaj normalisht zgjohet në orën 7 të mëngjesit. Ndërsa mund të jetë e vërtetë që, vetëm disa javë më parë, fëmija lodhej dhe ishte gati për një dremitje në orën 12:30 ose 1, ndërsa rritet, do të jetë në gjendje të qëndrojë zgjuar më gjatë.

  1. Duhet shumë kohë për të fjetur në në darkë

Vogëlushit tuaj i duhet shumë kohë për të fjetur para gjumit dhe në përgjithësi nuk duket i lodhur kur koha e gjumit kalon. Kjo shenjë shpesh shkon dorë për dore me të mëparshmen. Le të themi se kohët e fundit, fëmija juaj i ka rezistuar gjumit të pasdites dhe në vend që të bjerë në gjumë kur e shtrini në orën 13:30, ai në fakt nuk shkon për të fjetur deri në orën 14:30. Kjo mund të nënkuptojë që, në vend që të zgjohet në orën 3:00, ai zgjohet në 4:00 (ose ndoshta edhe më vonë). Problemi këtu është se kjo kohë zgjimi e mëvonshme pothuajse me siguri do të përkthehet në probleme para gjumit të darkës.

  1. Shmangia e gjumit

Vogëlushi juaj e anashkalon krejtësisht gjumin e pasdites, por nuk shfaq ndonjë efekt anësor negativ. Nëse fëmija juaj e anashkalon dremitjen fare, por duket se është mirë (nuk ka nervozizëm, nuk duket i rraskapitur nga mbrëmja, mund të shkojë në shtrat në një kohë të arsyeshme, etj.), kjo është një shenjë e mirë që ajo është gati të largohet nga dremitja e pasdites.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X