Në vijim të artikujve, marrë nga libri “Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve- zbulo fëmijën tënd” të psikologes Lorela Garuli, po ju sjellim interpretimin e disa prej ngjyrave të përdorura të fëmiëjve në vizatime.
Ngjyrat e ngrohta:
E vërdhë- siprfaqësi, dinamizëm, lëvizje, liri, ekstraversion, kureshtje. Simbolika e lidhur me diellin shpreh ndjenja pozitive, të gëzueshme dhe energji. Nëse në një vizatim të familjes ku është përdorur shumë figura e vërdhë mungon figura atërore, mundet që në këtë rast fëmija të jetë duke u përballur me frikën për të ardhmen dhe ndjenja melankolie.
Portokalli- ngjyrë e ngrohtë, shprehëse e gjallërisë, entuziasmit, optimizmit e gëzimit, krijimtarisë dhe prirjeve për socializim. Bashkon gëzimin që shpreh e verdha me dinamizmin që shpreh e kuqja.
E kuqe- më shumë se çdo ngjyrë tjetër është shprehëse e gjallërisë, lëvizjes, pasionit, emocionit, kurajos, deri i një mungese kontrolli, dhune e shpërthime inati. E kuqja si ngjyrë e gjakut dhe zjarrit , lidhet me jetën, luftën, rrezikun, dinamizmin e dëshirat.
Ngjyrat e ftohta:
E gjelbër- pushim, harmoni, rritje, ndjeshmëri, ekuilibër, qetësi, siguri, besim, shpresë. E gjelbra është ngjrya që më shumë përfaqëson natyrën. Nëse është një e gjelbër që anon nga e verdha shpreh më shumë gjallëri, ndërsa nëse ka nuanca afër blusë shpreh reflektivitet.
Blu- qetësi, ngurrim, një ftohtësi në nivel emotiv.
E kaltër- si ngjyra e qiellit dhe detit, shpreh qëndrueshmëri dhe thellësi ndjenjash, qetësi dhe varësi kundrejt lidhjeve. Përfaqëson elementë të zgjaursisë, mençurisë, besimit.
Lejla/vjollcë- ngjyrë e paqëndrueshmërisë, lidhet me trishtimin, mungesën e qetësisë, një sens shpirtëror, idealizëm, mbyllje, vështirësi në të shprehurit e ndjenjave dhe emocioneve. Shpreh edhe karakteristika të krijimtarisë, pavarësisë e fantazisë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu