Një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Edicioni i katërt i këtij konkursi është zhvilluar në Turqi me pjesëmarrjen e 30 konkurrentëve nga vende të ndryshme të botës.
Albana Bajraktari, me një performancë të shkëlqyeër, me vlera vokale që na bëjnë krenarë të gjithëve, ia doli të rendit e para, mes gjithë fëmijëve të tjerë. 14- vjeçarja shqiptare zuri vendin e parë në kanto, por more vlerësime mjaft të mira edhe në gjini të tjera.
Jam akoma e shkokuar se nuk e prisja gjithë këtë skenë. Kam punuar jashtë mase shumë me këngën, për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja.Ndihem jashtë mase e nderuar që më ka rënë mua shansi, t’ja dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull. Unë nuk jetoj dot pa kanto, është pasioni im, e ardhmja ime, ajo me çfarë jetoj unë”,- ka thnë këngëtarja shqiptare.
Kjo është hera e parë që Shqipëria triumfon në konkursin “Golden Star Kids International”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu