Të gjithë u habitëm një muaj më parë, kur këngëtarja nga Shkupi Tuna Sejdi zbuloi për të gjithë se u bë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të sajat nga salla e lindjes, të shkrepura gjatë lindjes së bebit.
Ajo u bë sërish me djalë, për të cilin ka zgjedhur emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj ditën e lindjes.
Ditën e djeshme, vogëlushi festoi njëmujorin e lindjes dhe në këtë ditë të rëndësishme, Tuna ka publikuar fotot e rastit.
Ajo ka ndarë disa momente me dy djemtë e saj, krahas së cilave ka shkruar:
“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri … Gëzuar muajin e parë të lindjes, Zen”.
Ajo që bie në sy nga fotot është fakti se këngëtarja shfaqet në formë shumë të mirë fizike.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu