Të gjithë ndjekësit e Jona Kalemajt në rrjete sociale, duhet të kenë vënë re se krahas aftësive të saj të tjera, ajo herë pas here, i hedh mendimet e ndjesitë e saj në vargje. Këtë e bën me njerëzit e saj më të dashur, si vajzat, nëna, vjehrra etj.
Sot, në ditëlindjen e tretë të vajzës së saj të vogël, Jona sërish i ka shprehur urimet e saj përmese poezisë dhe më bukur nuk mund ta uronte voglëushen e saj Santa.
Santa 🥳🎂 3
Tik tak zemre që rreh fort
Diell mëngjesi plot shkëlqim
Numrin 3 ke sot në tort
Dhe 100 o shpirti im
Do rritesh si do i madhi zot
Paç të mira sa një det
Mos të paftë syri lot
Dhe jetofsh mijra vjet
Lule vogël, zog i njom
Trëndafil me ves mëngjesi
Melhem shpirti që shëron
Ti gëzimi i çdo stresi
Buzëqeshja mos t’u shteroft
Dhe zemrën plot nga dashuria
Zoti i madh të bekoft
Marrsh të gjitha ditët e mia
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu