Bukuroshja shqipare Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Por, mesa duket është një person tjetër veç tyre që e pret me shumë entuziasëm ardhjen e bebit në jetë, madje dëshiron që Almeda të bëjë fëmijë mundësisht çdo vit.
Është pikërisht motra e saj Ilda, e cila përmes një bisede pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në InstaStory, përgjigjet kështu për pyetjen nëse do të bëjnë festë për zbulimin e gjinisë:
“Shpresoj! Mund të bësh bebusha ç’do vit, sepse jam gjithmonë gati për festë!”- shkruan ajo duke i bërë tag motrës.
Almeda menjëherë i është përgjigjur me humor motrës.
“Si urno”- shkruan aktorja duke qeshur.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu