Pothuajse një muaj më parë, më 18 qershor, çifti i njohur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë për herë të parë prindërë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vunë emrin Emi.
Që prej kësaj date, kur jeta e tyre ka ndryshuar përgjithmonë, Jonida vazhdimisht ka ndarë me publikun momente me vogëlushen e saj.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka publikuar një foto të këmbëve të vogla të Emit e cila po fle gjumë ndërkohë.
“Mrekullia e jetës sime! Do më falni t’ia ha pak këmbët që i mbajmë jashtë?”- shkruan ajo pa mundur të fshehë gjithë ndjesitë që e ka bërë e bija të përjetojë.
Dy javë pas lindjes, Jonida u rikthye në punë plot energji dhe në formë të shkëlqyer fizike.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu