Një çift në Indi që janë bërë prindër të dy binjakëve një djalë dhe një vajzë, kanë marrë një vendim të papritur që i ka habitur të gjithë. Ata i quajtën vogëlushët e tyre Covid dhe Corona.
Sipas prindërve zgjedhja e këtyre emrave u bë për të simbolizuar triumfin mbi këtë vështirësi të madhe me të cilën po përballet gjithë bota.
“Vendimi u mor pasi u përballëm me këtë vështirësi. Në të vërtetë virusi është i rrezikshëm për jetën por shpërthimi i tij i bëri njerëzit të përqëndrohen në higjenën e tyre dhe zakone të tjera të mira. Kështu, kemi menduar për këta emra”, – treguan prindërit.
Ideja e këtyre emrave erdhi pasi dëgjuan mjekët duke thirrur vogëlushët Covid dhe Corona.
Megjithatë, prindërit thanë se më vonë mund t’i ndryshojnë emrat e fëmijëve.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu