4 fëmijë janë prekur nga koronavirus në Shqipëri, për shkak të kontaktit me rastet e konfirmuara më herët. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe sipas burimeve zyrtare, fëmijët, më i vogli i moshës 3-vjeç nuk kanë shfaqur shenja klinike, siç ndodh me të rriturit. Të katërt ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht, ata ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm një rast i ri është shtruar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në QSUT, duke e çuar në total në 73 numrin e të shtruarve. Tre prej tyre janë në terapi intesive, dy të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente, thotë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu