Një shqiptar raportohet t’i ketë vënë flakën gruas në Kalamata të Greqisë. Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij skenë kjo që ka alarmuar edhe fqinjët përreth. Mendohet se skena e frikshme ka ndodhur në një banesë në kohën kur dy fëmijët e çiftit nuk kanë qenë aty. Gruaja e shqiptarit ka shpërthyer në britma dhe kjo ka bërë që fqinjët të alarmuar të njoftojnë menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pa humbur kohë.
Fqinjët e çifti shqiptar kanë pohuar se në shtëpinë e tyre dëgjonin shpesh zëra dhe të bërtitura. Dyshohet se shkak për krimin makabër është bërë xhelozia. Pas ngjarjes horror, të dy janë dërguar në spital, ndërsa gruaja ka marrë plagë të shumta dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Fëmijët e çiftit që jetonte prej vitesh ne Greqi, 18 dhe 16 vjeç, për fat të mirë nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e tmerrit.
Lexo më shumë: Shenjat që tregojnë se burri juaj nuk mund të jetojë pa ju
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu