Shqipëria është zgjuar sot nga lëkundje të fuqishme tërmeti i cili solli dëme të shumta materiale por edhe viktima në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Forcat e zjarrfikëses që në orët e para të mëngjesit, pas lëkundjes së frikshme me magnitudë rreth 6.4 ballë shkalla Rihter në orën 03: 55 kanë arritur të nxjerrin edhe viktimat e para. Në Thumanë, shumë pranë qytetit të Fushë-Krujës një e moshuar është gjetur pa jetë, por fatmirësisht falë sakrificës së saj nipi i mitur arriti të shpëtonte. Një skenë e denjë për filmat me fabul fatkeqësitë natyrore, ku tregojnë një tjetër dimension të qenieve njerëzore atë të pafuqisë së njeriut përballë fenomeneve natyrore. Po, falë gjyshes nipi i vogël, siç duket dhe nga pamjet e siguruara është shpëtuar dhe nxjerrë gjallë nga rrënojat.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkalla Rihter ishte një nga lëkundjet e shumta dhe të përsëritura, por dhe më e forta e shënuar i cili la edhe shumë viktima pas.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Fier por edhe në Kosovë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu