Vogëlushja që nuk di sa vjeçe është, por njeh mirë çdo informacion të papërshtatshëm nga interneti

Ndaj çfarë lloj rreziqesh janë të eksopzuar këta fëmijë? Dikush duhet të marrë situatën në dorë.




0 0

Çdokujt prej nesh mund t’i ketë rënë rasti të shohë fëmijë lypsarë dhe ndoshta edhe të ketë shkëmbyer një bisedë me ta. Në vendin ku jetojmë është shumë e zakontë që në trafik, në rrugë, në spitale, në kafene, madje edhe në lokale nate të ndeshesh me këta fëmijë të cilët herë me mirësjellje, herë me sharje e kërcënime të kërkojnë disa të holla.

Me një situatë të tillë u ndesha në një kafene, kur një vogëlushe rreth 8-vjeçare me një bebe në krahë m’u afrua duke zgjatur dorën për para. Mendimi dhe shqetësimi im i parë ishte foshnja disa muajsh dhe e pyeta menjëherë çfarë e kishte dhe nëse kishte mbushur 1 vjeçe. Vogëlushja më tha se e kishte motër, por nuk e dinte moshën e saj. U çudita! Po ti sa vjeçe je, e pyeta. Vajza ngriti supet, nuk e dinte moshën e saj. Për të hamendësuar moshën, doja ta pyesja në çfarë klase shkonte, por shpejt u kujtova që situata mund të ishte edhe më keq nga ç’mendoja. Atëherë i thashe: A shkon në shkollë? Jo më tha.

Por mimika e saj dukej se shprehte pakënaqësi që po i humbisja kohën duke bërë aq shumë pyetje dhe ende nuk i kisha dhënë asnjë të hollë. Prandaj në atë moment tha: O vajza të lutem se qenke edhe si K… ( emrin e një këngëtareje, të njohur edhe për ekstravagancën e saj) më jep ndonjë lekë.

Ku e njeh K.. e pyeta? E kam parë tha në internet. Po me çfarë pajisje vazhdova unë më tej, në kompjuter, telefon? Në telefon u përgjigj, kam parë video të saj. Pra ti ke telefon, sërish iu drejtova. Jo, jo- tha- nuk kam.

Kështu ajo vajzë më futi shumë në mendime. Faktet e saj kontradtiktore: nuk dinte sa vjeçe ishte ajo dhe e motra, nuk shkonte në shkollë, por njihte këtë kengëtare dhe kishte akses në një celular që nuk ishte i saji.

Para çfarë gjërash të tjera mund të jetë i ekspozuar ky fëmijë, pa marrë parasysh gjithë rrezikun që i kanoset vetëm nga fakti që rri në rrugë me një bebe për të kërkuar para.

A ka institucione që merren me këta fëmijë dhe sa funskionale janë?!

Lexo edhe: Mes luksit dhe skamjes fëmija që mbante dorën shtrirë për disa monedha






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X