Mes luksit dhe skamjes fëmija që mbante dorën shtrirë për disa monedha

0 0

E shtuna në mbrëmje zakonisht është e mbushur me njerëz që dalin për t’u argëtuar rrugëve dhe lokaleve të Tiranës. Në çdo orë të natës, nuk është çudi të shohësh njerëz që dalin e kthehen nga ambientet dhe aktivitetet e ndryshme që ofron kryeqyteti për argëtim në fundjavë.

Ora shënonte disa mintua pas mesnate, kur në një nga zonat, që konsiderohet më e pasura në Tiranë, aty ku është e përqëndruar edhe jeta e natës, në zemër të bllokut, duke u kthyer për në shtëpi u ndesha me një pamje që binte në kontrast të thellë me luksin e së shtunës mbrëma në bllok.

Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç po flinte nën strehën e një dyqani me veshje të markave të njohura të modës në botë. Kishte shtruar një karton për t’u mbrojtur nga i ftohti, mbi të cilin gjendeshin disa monedha. Por streha e vogël mbulonte vetëm gjysmën e trupit të tij dhe gjysma tjetër ishte jashtë në shi. Nuk besoj se kartoni e mbronte nga i ftohti i asaj mbrëmjeje dhe nga pikat e lagështa të shiut, që edhe pse pranveror, dukej i acartë mbi trupin e fëmijës së vogël.

Kalova dhe zgjata disa të holla në kartonin ku flinte. Mu dhims shumë dhe për një çast dyshova nëse duhej ta zgjoja apo jo. Por, mu dhims edhe më tepër nëse do ta lija ashtu të finte duke u lagur nga shiu që binte pa mëshirë mbi gjysmën e trupit të tij.

Lehtë i preka kokën dhe pashë sesi u tremb kur hapi sytë.

-Zgjohu!- i thashë, po bëhesh qull nga shiu, shko në shtëpi tani, mjaftueshëm ke mbledhur para për sot.

Ai vetëm shikonte dhe fërkonte sytë.

Përse rri këtu?- vazhdova ta pyesja unë. Kush të ka nxjerrë? Vogëlushi nuk fliste. Me kë rri në shtëpi, a ke ngrënë sot?- vijonin pyetjet e mia për të kuptuar diçka rreth kushteve që e detyronin të dilte për të lypur në atë orë e të flite në shi.

–Me shokët!- më tha.

Për një çast mendova se po gënjente dhe doja të zbuloja nëse kishte apo jo prindër. Pa dashur ta lëndoja, sepse mund të ishte edhe një fëmijë jetim ose i braktisur i thashë: Si me shokët? Po për të ngrënë kush të bën, shokët?

-Jo, mami- tha.

Po mamin ku e ke tani? Mos ke dikë përreth që të kontrollon? Nëse dikush të detyron më thuaj, unë dua të ndihmoj.

Vogëlushi nuk fliste.

Unë ndërkohë hapa sytë përreth për të parë nëse dikush po e ndiqte me sy, por nuk vura re asgjë.

Shko në shtëpi, këmbëngulja unë. Nëse dikush të detyron dhe të thotë përse erdhe me kaq pak lekë, thuaji më dëboi policia, vetëm këtu mos rri të lutem sepse do sëmuresh.

I vogli vetëm shikonte i trembur e i habitur.

Ku e ke shtëpinë?- e pyeta sërish.

Nga uzina, – ishte përgjigja e tij.

Pastaj u ngrit nga kartoni i bërë qull, me një shpejtësi që më bëri ta humbisja nga sytë e u zhduk.

Por, disa metra më tej, në një lokal që rri 24 orë hapur e pashë me dorën shtrirë duke lypur pak monedha e shumë mëshirë.

Ky është vendi ku jetojmë dhe këto janë të shtunat që një pjesë i kalon duke ekspozuar rrobat e aksesorët në lokalet që janë bërë si pasarela, ndërsa një pjesë tjetër fle e paushyqer, në shi.

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X