Nëna e tij tha në fakt që e priste që vajza e saj në bark të bënte ndonjë gjë të pazakontë.
Jemma Houston, 21 vjeç, nga Paisley, Renfrewshire, ka publikuar fotografinë e pazakontë të vajzës së saj të palindur pas një skanimi në një spital.
Nëna shtatzënë tha se vajza e saj më herët ishte kapur me kokë poshtë dhe këmbët e kryqëzyara më herët, por në vizitën e fundit ajo tregoi se imazhi në eko ishte paksa shokues megjithëse ajo nuk priste “asgjë më pak”.
Fotografia, e ngarkuar në Facebook ka marrë miliona reagime ndërsa tregon fëmijën e palindur duke i treguar dy gishta kamerës.
Në postim, Jemma shkroi: ‘Çdo eko që bëjmë nuk na lejon ta ekzaminojmë pasi diva jonë e vogël nuk po bashkëpunon. Do të kthehemi sërish të shtunën, por këtë herë na trego fytyrën të lutem. Nëna jote që të do shumë”.
Nuk është hera e parë që një bebe kapet duke bërë gjeste të tilla në bark, por është sigurisht një ndër më të veçantat.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu