Lëndimet e fëmijëve në shtëpi, këshilla praktike kundër rënies

Ja cilat jane ambientet me te rrezikshme per femijen brenda mureve te shtepise dhe masat qe duhet te merrni per t’i mbrojtur.




0 0

Në shtëpi vëmendja duhet të jetë maksimale ndaj fëmijëve. Aksidentet në familje, në të vërtetë, janë shumë të zakonshme dhe më e shpeshta është rënia: në rreth 30% të rasteve nga një lartësi (shkallët, mobiliet, shtretërit), në rreth 12% në nivelin e dyshemesë (pengesa ose rrëshqitje, për shembull në dush).

Lëndimi në shtëpi: përparësi në kuptimin e kujdesit shëndetësor

Rënia nga shkallët, pengesa mbi një tapet, rrëshqitja në dyshemenë e sapo larë: këto janë vetëm disa nga aksidentet më të zakonshme brenda mureve jo shumë të sigurt të shtëpisë.

Fëmijët në rrezik

Fëmijët (së bashku me të moshuarit) janë ata që rrezikojnë më shumë nga aksidentet shtëpiake: vendi ku rrezikohet më shumë është kuzhina, por as rreziqet në banjë dhe ballkon apo kopsht nuk duhet të nënvlerësohen:

Këshilla praktike kundër rënies:

Për të shmangur sa më shumë aksidentet shtëpiake dhe dëmtimet e ndryshme, këtu janë disa këshilla praktike,

Tapetat dhe qilimat: sigurohuni që çdo qilim të vendoset mirë në dysheme, pa qoshe të ngritur ose të mbështjellë si rrathë. Zgjidhini në material gome.

Korridorët: veçanërisht gjatë natës, gjithmonë lini një dritë të vogël të ndezur. Dhe kini kujdes për objektet e lëna në tokë, për shembull lodrat e fëmijëve. Nuk është e pazakontë që të rrëshqitni për shkak të një makine lodre në mes të natës dhe të thyeni këmbën…

Shkallët: gjithmonë kontrolloni sigurinë e parmakëve dhe hidheni hapin pasi keni kontrolluar mirë.

Dyshemetë: sigurohuni që ato janë gjithmonë të thata!

Banja: të zbatohen të gjitha rregullat e mundshme dhe të imagjinueshme kundër rrëshqitjes: shtresat e gomës në dush dhe në vaskë etj.

Lexo edhe: Humb jetën fëmija duke luajtur në lavatriçe, masat që duhet të marrin prindërit për sigurinë brenda shtëpisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X