Pse prindërit kanë më shumë probleme me fëmijët që ju ngjajnë?

Sipas studimeve, rezulton se prinderit qortojne me shume femijet qe u ngjajne me shume.




0 0

Është e kotë të pyesësh një nënë nëse debaton ndonjëherë me fëmijët e saj. Madje, pyetja më e drejtë do të ishte se me cilin prej fëmijëve debatoni më shumë. Një psikologe, Marta Segrelles, ka nxjerrë një teori lidhur me atë që Frojdi e quajti “mekanizëm projektimi”.

Teoria

Kur janë shumë të vegjël, por edhe kur fillojnë të rriten, është mëse normale që fëmijët të krijojnë mosmarrëveshje dhe zhurma. Imagjinoni të analizoni, çdo herë, me cilin nga fëmijët tuaj grindeni më shumë, dhe për cilat arsye: do të zbuloni që shpesh, është pikërisht fëmija që ju ngjan më shumë.

Në fakt, psikologia Marta Segrelles shpjegoi se ky është një lloj “efekti pasqyre”: këta prindër duket se shohin, tek fëmijët e tyre, qëndrime për të cilat janë penduar në të kaluarën dhe do donin t’i shmangnin. Për tu siguruar, pra, që fëmija të mos përsërisë të njëjtin gabim, prindi përfundon duke e qortuar.

Kjo teori, sipas ekspertëve, është e lidhur me faktin se: nëse në shikim të parë një person nuk na pëlqen, kjo ndodh kur ai na duket shumë i ngjashëm me veten, pothuajse si një reflektim i vetes sonë.

Për të njëjtën arsye, disa nga aspektet tona të karakterit ose manifestimet e disa ndjenjave negative mund të jenë provokuar pa vetëdije nga prindërit tanë. Dhe kur përpiqemi të hedhim poshtë atë që jemi në të vërtetë, fillojnë grindjet. “Nuk do të bëhem kurrë si ty!” Sa herë e ka shqiptuar fëmija juaj këtë fjali?

Në psikologji kjo teori quhet “projekti”, e cila ndodh kur dikush ia atribuon ndjenjat, mendimet ose impulset e veta një personi tjetër, por nuk mund t’i pranojë ato. Me pak fjalë: ne akuzojmë njëri-tjetrin për qëndrimet që kemi vetë ne. Dhe, në shumicën e rasteve, “tjetri” është fëmija që ju ngjan më shumë.

Zgjidhja

Si të kapërcejmë të gjithë këtë? E thjeshtë: çdo person duhet ta pranojë veten, me meritat dhe defektet e veta, pa gjykuar të tjerët dhe pa i vënë në dukje vazhdimisht. Kini guximin të tregoni si jeni, duke mos fshehur gjendjen shpirtërore.

“Ajo që mohoni ju nënshtron, ajo që pranoni ju transformon”.

Lexo edhe: Prindërimi i rreptë e bën fëmijën e disiplinuar apo ndihmon në vetëbesimin e tij? Historia e një nëne






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X