Nëna e Elsie-Rose Duffy, Kirsty Duffy, 29 vjeç, pretendon se mjekët i thanë të puthte vajzën e saj ‘si për herë të fundit’ përpara se të futej në operacion.
Ajo që në fillim besohej të ishte një monedhë, rezultoi se ishte një bateri me litium që kishte ngecur në krye të ezofagut të foshnëjs.
Bateria mund të ishte gëlltitur brenda 24 orëve të fundit para se vajza të shkonte në spital.
Mjekët në Spitalin e Fëmijëve Sheffield thanë që bateria po hapte shpejt një vrimë në fytin e Elsie-Rose dhe mund të shkaktonte vdekjen brenda disa orëve.
Nëna e vajzës beson se bateria në madhësinë e një monedhe mund të ketë qenë në një nga lodrat e vajzës.
Nëna e vogëlushes u shpreh:
“Kirurgët më thanë që shanset e vajzës për të mbijetuar ishin sa ato të një vogëlusheje që mund të jetë goditur në autostradë nga një makinë apo kamion. Nuk mund ta besoja. Ata më thanë t’i jepja asaj një puthje të fundit dhe megjithëse isha e shkatërruar dhe e tronditur bëra të pamundurën që të isha e fortë për të”.
Kirurgu që operoi Elsie-Rose, arriti të heqë baterinë me dëme minimale, dhe vajza arriti të jetë aq me fat sa të mbijetonte.
Elsie-Rose kishte pasur dhimbje në stomak dhe e ëma e kishte vizituar por mjekët i kishin thënë se vajza kishte infeksion. Mirëpo kur gjendja e saj u përkeqësua nëna shkoi me urgjencë në spital.
Kjo tregon edhe njëherë se sa të rrezikshme mund të jenë lodrat e fëmijëve dhe kujdesin që duhet të kenë prindërit për të vegjëlit.
Lexo edhe: Lodrat prej gome të rrezikshme gjatë dushit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu