Chance the Rapper ka shtyrë turneun e tij të ardhshëm për të qenë një baba më i mirë dhe një burrë më i mirë.
Ka qenë një vit i rëndësishëm për reperin / këngëtarin / aktivistin. Ai nxori albumin e parë në shkurt, u martua me të dashurën Kirsten Corley Bennett në mars dhe javën e kaluar festoi lindjen e fëmijës së tyre të dytë, Marli, i cili bashkohet me motrën e madhe 4-vjeçare Kensli.
Reperi kishte planifikuar të shkonte në turne për të promovuar albumin e tij duke filluar nga java e ardhshme, por thjesht mori vendimin e madh që në vend të kësaj të merrte lejen e atësisë dhe të qëndronte atje ku nevojitej më së shumti: në shtëpi me familjen e tij.
Në një postim në Instagram ai shpjegoi vendimin e tij, duke thënë se është menduar për një javë. Pasi shprehu mirënjohje për vitin më të rëndësishëm të jetës së tij ai tha:
“Ka qenë gjithashtu shumë e vështirë për të ndarë kohën dhe energjinë time midis familjes dhe punës,” Këngëtari pranoi se kur Kensli lindi, ai shkoi në turne vetëm dy javë më vonë. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm që humbi disa nga çastet e para të saj, por ai gjithashtu nuk ishte atje për nënën e saj kur i duhej më shumë.
“Si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj këtë gabim përsëri,” shkroi ai. “Unë kam nevojë të jem sa më i dobishëm dhe i disponueshëm për gruan time në këto muajt e parë të rritjes së Kenslit dhe Marlit.”
Për nënat e reja, ndihma e një partneri të dashur është absolutisht e paçmueshme, dhe të kesh një baba me famë botërore i cili jo vetëm qëe pranon këtë, por edhe ndryshon planet e tij të mëdha, dhe mund të themi që ky është një hap i madh drejt ndryshimit.
Lexo edhe: 5 Mënyra se si baballarët mund të ndihmojnë me ushqyerjen me gji
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu