5 Mënyra se si baballarët mund të ndihmojnë me ushqyerjen me gji

Për të qenë të sinqertë, pa marrë parasysh se çfarë thonë njerëzit, ushqyerja me gji nuk është aspak e lehtë.




0 0

Ka disa gra që u vjen shumë natyrshëm momenti kur duhet të ushqejnë me gji, por ka gra të tjera që hasin vështirësi. Normalisht kjo është një ndër fazat më të bukura dhe një ndër momentet më të bukura për të ndarë me fëmijët, por gjithashtu mund të jetë një episod mjaft zhgënjyes.

Dhe baballarët nuk duhet të jenë vetëm roje gjatë kohës së dhënies së gjirit. Nënat kanë nevojë për mbështetje në këtë pikë dhe këtu nuk po flasim për mbështetje morale (e cila po ashtu është e rëndësishme).

A e keni menduar ndonjëherë se si burri juaj mund t’ju ndihmojë vërtet kur jeni duke ushqyer me gji?

Ja cilat kanë 5 mënyrat se si baballarët mund të ndihmojnë ushqyerjen me gji.

  1. Një palë duar të tjera mund të ndihmojnë gjithmonë.Në javët e para apo edhe muajt e parë pas lindjes, ju jeni ende duke u përpjekur të kuptoni se çfarë pozicioni funksionon për ju dhe fëmijën tuaj. Ju mund të jeni ende në procesin e gjetjes së një mënyre të rehatshme për t’u ulur dhe për të mbajtur fëmijën tuaj. Në këtë moment mund të kërkoni mbështetjen e bashkëshortit.
  2. Mund t’ju shërbejë juve ndërkohë që ushqeni me gji.Ju uleni për të ushqyer fëmijën tuaj dhe kuptoni se e keni larg lëngun e freskët që dëshironit të pinit. Në vend që të çoheni dhe t’i bëni të gjitha vetë mund të kërkoni nga burri juaj që t’ju japë një dorë.
  3. Mund të kujdeset për ndryshimin e pelenave, sidomos gjatë natës. 

    Ka kaq shumë gjëra që një baba mund të bëjë. Edhe nëse ai nuk është i përfshirë drejtpërdrejt me ushqyerjen me gji, duke bërë disa gjëra si kjo ju ndihmon shumë. Për më tepër partneri juaj mund të lumturohet shumë duke ju ndihmuar kështu. Për shembull nëse babai i fëmijës ndryshon pelenat e tij gjatë natës, ju do të flini më shumë dhe gjumi është shumë i rëndësishëm për prodhimin e qumështit.

  4. Mund të pastrojë pompat e gjirit.Ju nuk mund të prisni që bashkëshorti juaj të bëjë pompimin e qumështit në vendin tuaj. Ajo që mund të bëjë partneri është të pastrojë pjesët e pompës. Pompimi është gjëja më pak sexy që mund të bëni. Por nëse punoni ose keni nevojë për një pushim nga ushqyerja me gji për të fjetur gjumë, pompimi është gjëja më e mirë që mund të bëni. Bashkëshorti juaj gjithashtu mund të marrë kohën e nevojshme për t’u lidhur me bebin nëse i jep qumësht me biberon. Pompimi i qumështit kërkon punë sidomos kur jeni të lodhura dhe pa gjumë, e për këtë arsye duhet të kërkoni nga burri juaj që të bëjë pastrimin ose dezinfektimin e pjesëve të pompës.
  5. Të ndihmojë ushqyerjen e bebit sa herë që mundet.Kërkojini burrit tuaj të ushqejë fëmijën sa herë që të jetë e mundur. Në këtë mënyrë ju mund të bëni disa orë gjumë dhe të gjeni kohë për ndonjë gjë tjetër që ju duhet. Bashkëshorti juaj mund të jetë më shumë i kënaqur që ta kalojë kohën me fëmijën kurdo që të jetë e mundur.

Nëna mos u përpiqni të jeni supernëna dhe të bëni gjithçka vetë. Lëreni të bëjë edhe burri juaj një pjesë të punës. Nëse bëni gjithçka vetë thjesht do t’ju bëjë më të zemruara dhe më të zhgënjyera.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji ndihmon nënën të humbasë peshë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X