Ushqyerja me gji, si te shtrydhim gjirin ne menyren e duhur?

0 0

Mund të ndodhë që nëna të mos ketë mundësi të qëndrojë gjatë gjithë ditës me fëmijën e vogël, kjo pasi asaj mund t’i duhet të rikthehet në punë. Por jo vetëm për këtë arsye, mund të ketë edhe shumë të tjera që mund ta detyrojnë nënën të shtrydhë qumështin e gjirit, në mënyrë që fëmija ta pijë atë me biberon. Për ta bërë këtë keni në dispozicion 2 lloje pompash, atë manual dhe elektrike.
Por si mund të bëhet në mënyrën e duhur shtrydhja e qumështit të gjirit?
Cilado që të jetë mënyra e zgjedhur, shtrydhja manuale apo ajo elektrike, mos u nxitoni derisa aparati të jetë i vendosur në mënyrën e duhur.
1. Pompa elektrike e qumështit
Ky është modeli që duhet të zgjidhni, nëse mendoni ta shtrydhni qumështin rregullisht. Kjo është pompa më efikase, por është e rëndë dhe zë shumë vend. Për lidhjen e biberonit me pompën ndiqni udhëzimet e përdorimit, të paraqitura në pjesën e pasme të aparatit, pastaj ndizni aparatin.
2. Vënia në punë e pompës së qumështit
Lani duart, rehatohuni dhe vendoseni hinkën mbi gjirin tuaj, duke u kujdesur që ta përfshini sa më mirë atë. E vendosni aparatin në punë, duke nisur me fuqinë më të ulët. Më pas shtojeni fuqinë rregullisht, thithja e qumështit nuk duhet t’ju shkaktojë dhimbje.
3. Pompa manuale e qumështit
Kjo pompë është më e përshtatshme për një përdorim të herëpashershëm, është më e lehtë dhe zë më pak vend. Lani duart përpara çdo përdorimi.
4. Vendosja e pompës së qumështit
Zini një pozicion të rehatshëm, pastaj vendoseni hinkën mbi gji duke e shtypur, në mënyrë që ai të mbulohet sa më mirë. Vini pompën në punë, qumështi duhet të fillojë të rrjedhë në biberon.
5. Shtrydhja me dorë
Shtrydhja e gjirit në këtë mënyrë kërkon përvojë dhe për këtë mund të kërkoni ndihmë nga një infermiere apo mami. Për të stimuluar daljen e qumështit duhet që si fillim të bëni masazh në gjinjtë tuaj, duke e favorizuar procesin si fillim me anën e kompresave të ngrohta (mund të mbështillni gjinjtë me peshqirë të zhytyr më parë në ujë të ngrohtë) ose me anën e një dushi të ngrohtë. Masazhi duhet bërë rreth thithave duke i fërkuar ato butë me gishta. Më pas duhet të shtrydhni gjirin duke vendosur gishtat rreth zonës së errët dhe konkretisht duke shtërnguar thithat nga fundi i zonës së errët dhe më pas sipër. I shtërngoni gishtat në mënyrë të përsëritur, por jo shumë fort. Duhet të punoni shumë në zonën e errët. Vazhdoni shtrydhjen në këtë mënyrë derisa dalja e qumështit të ngadalësojë dhe më pas vazhdoni me gjirin tjetër.
Qumështi del jashtë në doza të vogla dhe më vonë del edhe më lirisht. Në fillim mund të dalin pak ml dhe e gjithë procedura mund të zgjatë rreth 20-30 minuta.
Ruajtja e qumështit të gjirit
Këshillohet që qumështi të shtrydhet në mëngjes, sepse atëherë prodhohet më shumë. Qumështi i nënës ruhet rreth dhjetë orë në temperaturën e mjedisit (19-22°C), tetë ditë në frigorifer (nga 0-4°C) dhe gjashtë muaj në ngrirje (-19°C). Futeni qumështin në enë plastike ose qeska të posaçme, të cilat gjenden në farmaci. Pastroni me kujdes pajisjet pas çdo përdorimi, por nuk është e nevojshme t’i sterilizoni.
Si ta ngrohim qumështin e shtrydhur?
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me metodën banjo-mari, ku ju mund të vendosni biberonin brenda një ene me ujë të ngrohtë. Mos e futni atë në mikrovalë. Nëse qumështi i gjirit është nxjerrë njëherë nga ngrirja, por nuk është ngrohur mund të mbahet në frigorifer edhe për 24 orë por kurrësesi nuk duhet të futet sërish në ngrirje. Nëse qumështi i gjirit është mbajtur jashtë frigoriferit dhe është ngrohur, mund të ruhet edhe për 4 orë të tjera në frigorifer, por nuk duhet të ringrohet. Sasia e mbetur nga ky qumësht duhet të derdhet.

Lexoni dhe:Ushqyerja me biberon, si ta bejme ne menyren e duhur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X