Ushqyerja me biberon, si ta bejme ne menyren e duhur

0 0

Nëse për një arsye të caktuar ju keni vendosur të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht formule, ndoshta në momentet e para mund të ndiheni konfuze për mënyrën si duhet të veproni. Për këtë arsye po ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’ju udhëzojnë për ta bërë ushqyerjen e fëmijës tuaj në mënyrën e duhur. Mos harroni, bebe e lumtur, nënë e lumtur!

Sa shpesh duhet ta ushqej fëmijën tim?
Në përgjithësi ekspertët rekomandojnë që ju ta lejoni fëmijën tuaj të krijojë rutinën e tij së të pirit qumësht, e cila zakonisht i referohet marrjes së 150-200 ml qumështi për çdo kg të peshës së tij trupore gjatë 24 orëve. Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj nuk e përfundon të gjithë sasinë që i keni përgatitur, pasi stomaku i tij është i vogël. Dhënia e sasive të mëdha të qumështit jo detyrimisht do ta bëjë fëmijën të zgjatë kohën midis vakteve, por me siguri do të bëni që ai të shtojë më shumë peshë.

Midis shumë alternativave, cilin qumësht formule duhet të zgjedh?
Nuk mund të themi se ka ndonjë ndryshim shumë të madh midis qumështeve që ofrojnë firma të ndryshme. Në përgjithësi qumështi i formulës prodhohet nga modifikimi i qumështit të lopës, i cili përpunohet në mënyrë që të ngjajë sa më shumë të jetë e mundur me qumështin e gjirit. Ky lloj qumështi do të përmbajë yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale. Nëse fëmija shfaq preferencë apo refuzim ndaj shijes së një qumështi të caktuar, atëherë ju mund ta ndryshoni qumështin aktual gjithmonë duke marrë edhe mendimin e mjekut. Qumështin e formulës mund ta gjejmë në forma të ndryshme si pluhur, e cila do të përgatitet me ujë, ose lëng i cili është i gatshëm dhe shumë praktik për në momentet që do të jeni jashtë shtëpisë.

Si ta bëjmë ushqyerjen me biberon?
• Mbajeni gjithmonë fëmijën tuaj pranë dhe ndërsa e ushqeni e shikoni në sy. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të ndiejë dashurinë tuaj dhe për pasojë të ndihet më i qetë.
• Përpiquni ta mbani fëmijën në pozicion disi vertikal, duke mbështetur kokën e tij në mënyrë që të ndihet sa më rehat.
• E mbani biberonin në pozicion horizontal duke treguar kujdes që ai të mos marrë shumë ajër gjatë pirjes. Fëmijët do të bëjnë disa pauza të vogla gjatë pirjes dhe në këtë moment qumështi do të ndalojë së rrjedhuri.
• Në momentin që fëmija juaj është duke pirë do të shihni fllucka që do të krijohen brenda biberonit. Nëse nuk i shihni këto fllucka e ndërprisni ushqyerjen dhe rregulloni edhe njëherë biberonin brenda gojës së fëmijës, mbani mend se gjuha e fëmijës duhet të jetë poshtë thithit të biberonit. Do të kuptoni se ai është vendosur në pozicionin e duhur në momentin që në qumështin që ndodhet brenda shishes do të krijohen flluckat e sipërpërmendura.
Fëmija do të ketë nevojë të gromësijë në fund të çdo pirje në mënyrë që të nxjerri ajrin që ka marrë. Për ta bërë këtë në mënyrën e duhur duhet ta mbani fëmijën në krah, në pozicion vertikal për disa minuta derisa ta ndieni që gromësiti. Nëse fëmija ka refluks duhet ta mbani rreth 20 minuta në pozicion të tillë, pra edhe pasi ka gromësitur.
• Fëmija nuk duhet të lihet asnjëherë të pijë pa prezencën e një të rrituri.

A mund të krijoj një lidhje me fëmijën tim nëse e ushqej me biberon?
Një lidhje nënë-fëmijë nuk krijohet domosdoshmërisht me anën e gjidhënies. Dhe fëmijët e ushqyer me qumësht formule mund të krijojnë dhe shijojnë një lidhje shumë të fortë me nënën e tyre, dhe këtë do ta bëjnë duke marrë shumë dashuri dhe përkujdesje nga ajo. Kontakti sy me sy do të jetë një urë shumë e mirë lidhëse midis jush.

Si do të ndryshojë ushqyerja e fëmijës me rritjen?
• Gjatë javës së parë, fëmija do të jetë në gjendje të pijë sasi të vogla qumështi, përkatësisht mund të ndodhë që të pijë 30-60 ml për çdo vakt.
• Nga muaji i parë, fëmija mund të pijë 90-120 ml për çdo vakt, pra ai mund të pijë 400-800 ml qumësht në ditë. Disa fëmijë mund të duan të pijnë më shumë, disa më pak, disa më shpejt dhe disa më ngadalë. Do të jetë fëmija juaj që do t’ju bëjë të kuptoni nëse ka nevojë për më shumë qumësht.
• Midis muajit të 2-6 fëmija juaj mund të dojë të pijë 120-180 ml në çdo vakt. Ai mund të pijë rreth 700-1000 ml në ditë.
• Nga muaji i gjashtë, ai mund të dojë të pijë 180-220 ml për çdo vakt. Sasia totale ditore mund të jetë rreth 900 ml në ditë.
• Është shumë normale që ushqyerja dhe fjetja e fëmijës të ndryshojnë me rritjen e tij. Kjo nuk nënkupton se ata kanë nevojë për një lloj tjetër qumështi, si edhe nuk nënkupton se kanë nevojë të konsumojnë ushqime të ngurta para muajit të 5-6 të jetës.

Sa qumësht duhet të pijë fëmija pasi ka filluar të hajë ushqime të ngurta?
• Në momentin që fëmija juaj do të fillojë të hajë ushqime të ngurta do të pijë sasi më të vogla qumështi, sasi të cilat mund të shkojnë rreth 720 ml në ditë.
• Në momentin që fëmija do të stabilizohet me ushqyerjen do të pijë edhe më pak qumësht, sasi e cila mund të arrijë deri në 500-600 m në ditë. Nëse fëmija nuk do të pijë as këtë sasi qumështi, ju mund t’ja jepni atë me anën e ushqimeve të ndryshme, si për shembull drithërave.
• Pasi fëmija ka shkuar 1 vjec, mund të fillojë të pijë qumështin e lopës, të cilin mund ta konsumojë deri në 400 ml në ditë.
Ka nevojë fëmija për ujë?
Fëmija juaj në këtë rast ka nevojë për ujë, sidomos nëse temperaturat janë të larta. Gjithsesi nuk duhet ta ekzagjeroni, sasia duhet të jetë jo shumë e madhe. Ju duhet të tregoni kujdes në mënyrë që uji të mos zëvendësojë qumështin. Nëse fëmija është më i vogël se 6 muajsh, përpiquni t’ja zieni ujin dhe t’ja jepni ta pijë pasi është ftohur. Nëse fëmija paraqet shenja onstipacioni duhet t’i jepni të pijë më tepër ujë. Gjithashtu duhet të tregoni kujdes me masat e përgatitjes së qumështit, pasi në të kundërt mund të shkaktoni konstipacion tek fëmija.

Lexoni edhe: Si ta mësoj fëmijën të pijë me gotë dhe jo me biberon?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X