Nëna sëmuret, babai nxjerr mësimin e vlefshëm

Nje nene u semur nje dite dhe babait iu dehs te kujdesj per femijet dhe gjithçka tjeter ne familje. Ate dite ai kuptoi se sa i rendesishem eshte roli i nenes ne familje.




0 0

Javën e kaluar, Laura Mazzi, nëna e tre fëmijëve pati një dhimbje të fortë stomaku, dhe si rezultat ka qëndruar vetëm shtrirë për disa ditë. Burri i saj duhej të merrte rolin e babit dhe nënës në shtëpinë e tyre, dhe kjo ishte një përvojë që i hapi sytë. I lodhur dhe i rraskapitur pas vetëm dy ditësh, babai i shkruante gruas së tij një shënim të ëmbël për të pranuar gjithçka që ajo bën çdo ditë.

“Gjithmonë kam menduar që puna juaj si nënë është e rëndësishme. Unë kurrë nuk kam dyshuar se sa shumë bën ti. Por ama e nënvlerësova atë,” pranon ai.

Ai thotë që kur u bë një nënë, Laura i është dhënë fëmijëve të tyre, duke i vendosur vazhdimisht nevojat e tyre para saj. “Ti je personi më vetëmohues që unë njoh. Si e bën këtë çdo natë”, pyet ai me frikë.

Kur u ngarkua me detyrën për të parë fëmijët dhe për të bërë darkën gati, babai hëngri gjëra të gatshme vetë, për të përgatitur vaktin e fëmijëve.

“Unë të besoja kur thoni që James ishte tekanjoz, por ai fëmijë ishte më shumë se kaq. Duhet ta mbaja dhe të aktroja për ta ushqyer. Luca nuk më dëgjonte. M’u desh të bërtisja”.

Ai madje pyeti nëse të qenit sëmurë do të ishte më e lehtë se të bësh gjithçka që bën normalisht gruaja e tij. “Unë e bëra për 48 orë dhe tani e kuptoj se pse e mbyll derën gjatë natës për të bërë dush. Jam i lodhur “, thotë ai.”Ti je një nënë e mirë, gruaja ime e bukur. Asnjëherë mos dysho tek vetja”.

Bashkëprindërimi me partnerin tuaj është mbi të gjitha për ndarjen e roleve. Kur ndani detyrat marrëdhënia juaj dhe familja juaj si një e tërë do të lulëzojë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X